Kristiano Ronaldo është shpallur lojtari më i mirë i ndeshjes nga UEFA. Portugezi shënoi golin e avantazhit në gjysmëfinalen ndaj Uellsit, ndërsa Nani vulosi shifrat në 2-0 për luzitanët.
Pas ndeshjes, Ronaldo u shpreh se dëshiron të fitojë një trofe me Portugalinë dhe se tani është më pranë ëndrrës së tij.
"Kam thënë gjithmonë se ëndrra ime është të fitoj diçka me Portugalinë. Jemi afër. Këtë herë dua të qaj nga gazimi në fund",-ka thënë ai, sipas gazetës pasnjolle "Marca".