Karlo Ançeloti vijon ti thurë elozhe Kristiano Ronaldos, edhe pse nuk është më trajner i tij. Duke folur për ambiciet e futbollistit të Realit të Madridit, Ançeloti ka zbuluar edhe një detaj nga jeta e portugezit.
"Kristiano stërviteh përherë, ishte i aftë të rrinte deri në orën tre të mëngjesit në 'Valdebedas' për të kururar trupin e tij me banja me akull, edhe pse Irina (ish-i i CR7-ës) e priste në shtëpi. Shqetësimi i tij nuk janë paratë, ai do vetëm të jetë numri një",-ka thënë trajner i ardhshëm i Bajernit të Mynihut për "Financial Times".
Ai e ka cilësuar Milanin si "një familje", ndërsa për Juventusin ka thënë se është si një ndërmarrje.
Trajneri italian thotë për gjermanishten se është një gjuhë e vështirë dhe pjesa ku ai has më shumë probleme është përdorimi i foljeve.