Rooney dasme romantike me shi jahte dhe flutura

Rooney, dasmë romantike me shi, jahte dhe flutura
Çifti që u "bekua" nga një prift protestant u largua nga ndërtesa antike në breg të detit, për t‘u bashkuar më pas në jahtin "Alysia", ku rreth 200 të ftuarit që kishin mbërritur me një numër të madh jahtesh private u mblodhën për të vazhduar festën. Mendohet se gjithë shpenzimet e saj kanë kapur shifrën prej 5 milionë eurosh. Një dasmë origjinale dhe shumë e veçantë, ku Coleen dhe mikeshat e saj kishin menduar t‘u shpërndanin të ftuarve bonboniere të veçanta prej kristali, brenda të cilave kishin vendosur flutura të gjalla, që u lëshuan njëkohësisht nga të gjithë të pranishmit në momentin kur çifti pranoi se tashmë ishte burrë e grua dhe se do të ndihmonin njëri-tjetrin në çdo moment. Autori i organizimit ishte menduar të ishte një njujorkez. Zgjedhja për t‘u bërë një dasmë në Liguri ishte vendosur qysh nëntorin e kaluar, kur Coleen me të ëmën dhe organizuesin e dasmave, marrë nga një agjenci e njohur organizimi ceremonish martesore në Amerikë, kishin mbërritur me një avion privat për të verifikuar ambientin më të mirë. Çifti i ri kishte mbërritur në rivierën italiane disa ditë më parë dhe të martën në mëngjes kishte përfunduar të gjitha detajet për dasmën madhështore të së enjtes.


Ceremonia civile

Wayne dhe Coleen u bënë përfundimisht zonja dhe zoti Rooney dje në mesditë, në një ceremoni të thjeshtë civile, që zgjati rreth 20 minuta. Gjithçka u zhvillua në "Villa Durazzo", në qytetin

Shën Margherita Ligure. Para familjarëve dhe miqve të ngushtë, çifti i ri anglez u martua nga kryetari i bashkisë. Si nusja, ashtu edhe dhëndri, kishin respektivisht nga një vajzë dhe nga një djalë si dëshmitarë. "Ishte një ceremoni e thjeshtë dhe shumë e bukur, me rreth 15 njerëz, pjesa më e madhe familjarë. Nusja dukej e magjishme me të bardha, po ashtu edhe dhëndri, i cili kishte veshur një kostum ngjyrë kafe, pa kollare", tregoi zoti Costa.

Çifti

E veshur me të bardha dhe aksesorë diamanti, nusja e re dukej më tepër si një yll filmash hollivudianë i viteve ‘50-të, se sa si një nuse e kohërave moderne, ndërsa dhëndri, si gjithmonë, edhe pse me kostum veshur, dukej shumë sportiv, ndërkohë që një shi i lehtë ka shërbyer vetëm për ta bërë më romantike situatën. Wayne dhe Coolen janë lidhur bashkë që në moshën 14-vjeçare, por zonja e ardhshme Rooney, prej Botërorit të 2006-ës është në qendër të çdo gazete dhe reviste thashethemesh në mbarë botën për stilin e saj të veçantë në veshje dhe sjelljen e veçantë. "Në se do më thoshin vite më parë se do të martohesha me Wayne, nuk do ta kisha besuar. Kur nisëm të flisnim për një martesë të mundshme e ndjenim veten shumë të rinj, por tani nuk ekziston më kjo frikë. Nëna ime është martuar kur ka qenë 18 vjeçe dhe tani janë akoma së bashku. Edhe ne duam të kalojmë gjithë jetën së bashku", ishin fjalët e saj.

Menyja

Sigurisht që edhe këtu nuk mund të mungonte origjinaliteti. Të rinjtë anglezë kishin menduar që për të kënaqur miqtë e tyre në tavolinë të kishte çdo lloj birre nga e gjithë bota, brusketa me djathë, erëza dhe ullinj, peshk zgare, karkaleca (Roony ka dashur që të përgatiten në mënyrë speciale sipas dëshirave të të ftuarve) dhe gjithë llojet e djathërave italianë. Të gjitha femrat ishin veshur në butikun e preferuar të nuses, "Cricket", në Liverpul, pasi vetë Coolen kishte paguar një shumë të majme për t‘u veshur gjithë femrat e pranishme në dasmën e saj. Vetëm kjo ide duket se i ka kushtuar zonjës Roony 25 mijë paund.

Miqtë

Edhe pse shumë luksozë, të ftuarit nuk ishin më shumë se 200 vetë. Për transportin e tyre nga Britania e Madhe në Nicë dhe prej andej në Portofino u përdorën rreth 5 jahte private. Në dasmë munguan shumë prej shokëve të tij në Kombëtaren angleze, apo Mançester Junajtid, por ajo që ra më shumë në sy ishte mungesa e Viktoria Bekamit, dhe bashkëshortit të saj, David. Por nuk munguan shokët e tij te Mançesteri, Michael Carrick me bashkëshorten, apo Wes Brown me të dashurën e tij. I ftuar në ceremoninë e "vitit" ka qenë edhe Steven Gerrard me gruan. Por, mesfushori i Liverpulit nuk ka preferuar të jetë mes miqve, pasi atë ditë është parë të shëtisë rrugëve të Majamit me bashkëshorten.

Shpenzimet

Shpenzimet e dasmës mendohet të shkojnë në 5 milionë euro, ndërkohë që vetëm unazat e çiftit, që u blenë në Nju Jork, kanë kushtuar 130 mijë euro, ndërsa fustani i bardhë i nuses, i markës "Marchessa", 100000 paund. Megjithatë, për të kompensuar paksa shpenzimet e tepruara të kësaj ceremonie, ka menduar revista "OK!", e cila ka marrë edhe ekskluzivitetin e dasmës për një shumë prej 3 milionë eurosh. Në fakt, ceremonia ka qenë paksa e "blinduar", pasi për të evituar shpërndarjen e fotove të dasmës, të ftuarve u është kërkuar që të dorëzojnë celularët dhe aparatet fotografike, para se çifti të shqiptonte "Po"-në e shumëpritur.

Shoqëruesja e veçantë

Shoqëruesja e nderit për Wayne dhe Coleen ishte vogëlushja Rosie, dhjetë vjeçe, por e sëmurë me sindromin Rett. Ajo nuk flet, nuk ecën dhe ushqehet në mënyrë artificiale, por ka qenë "princesha e festës" në këtë ditë të veçantë për motrën e saj.


Dasma

Shpenzimet e dasmës mendohet të shkojnë në 5 milionë euro, ndërkohë që vetëm unazat e çiftit, që u blenë në Nju Jork, kanë kushtuar 130 mijë euro, ndërsa fustani i bardhë i nuses, i markës "Marchessa", 100000 paund



Vendi

Në ambientet e "Villa Durazzo" në Xhenova, të rinjtë anglezë shqiptuan "Po"-në e shumëpritur pikërisht në vendin ku vitin e kaluar kishin bërë të njëjtën gjë Rod Stewart dhe Penny Lancaster




Të ftuarit

Në dasmë munguan shumë prej shokëve të tij në Kombëtaren angleze, apo Mançester Junajtid, por ajo që ra më shumë në sy ishte mungesa e Viktoria Bekamit, dhe bashkëshortit të saj, David. Por nuk munguan shokët e tij te Mançesteri, Michael Carrick me bashkëshorten, apo Wes Brown me të dashurën e tij

Nga : Gazeta Shqip


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama