Në këtë javë në kampionatin kroat u përballën mes tyre Lokomotiva e Zagrebit dhe Rijeka. Plot 5 lojtarë shqiptarë kanë qenë në fushën e lojës edhe pse jo të gjithë si titullarë.
Eros Grezda dhe Herdi Prenga filluan ndeshjen nga minuta e parë për Lokomotivën, teksa vetëm Bekim Balaj ishte në formacion tek Rijeka.
Ndeshja mes dy skuadrave u mbyll me rezultatin 0-1, teksa fatin e saj e vendosi një goli i Gavranovic në minutën e 56´. Endri Çekiçi është futur në lojë në minutën e 67´. Ndërkohë tek Rijeka në minutën e 79´ në fushë është futur edhe Odise Roshi.