Rosie Huntington-Whiteley Ne boten e modes je thjesht nje objekt

Rosie Huntington-Whiteley: Ne boten e modes je thjesht nje objekt
“Nuk isha mjaftueshem e gjate dhe sinqerisht e urreja kete asket te fizikut tim. Ne boten e fashion nuk ka individualitet, as mundesi per te qene individ. Mendoj se njerezit harrojne se je qenie njerezore dhe shnderrohesh ne nje objekt”, tregon Rosie, e cila me tej tregon se çfare fshihet pas industrise mahnitese te  fashion dhe modeleve magjepsese: “Ne New York kudo qe shkova me perserisnin se nuk isha mire, e kam hasur shume pengesa sepse vija nga nje vend (Anglia) ku modelet e bukurise ishin te ndryshme. Per çdo vajze te re degjoja qe nuk ishte mjaftueshem ne forum, çdo dite, kudo.. eshte e veshtire”.


25-vjeçarja tregon se per keto arsye ka vendosur te zhvendoset ne industrine e kinemase dhe ka luajtur tek Transformers 3, nderkohe qe ka nje rol ne filmin e George Miller, “Mad Max: Fury Road”, qe pritet te dal ne kinema ne vitin 2013. E jo vetem kaq, Rosie, duke u bazuar ne eksperiencen e saj si modele te veshjeve intimo, ka improvizuar nje linje te saj me te brendshme, duke krijuar nje koleksion per marken Autograph.

Whiteley eshte e fejuar me aktorin, Jason Statham, e duket e gatshme te jetoje eksperiencen e memesise. “Gjithmone kam menduar se jam punetore, por te memesia do te jete padiskutim diçka teper e madhe per mua. Karriera ime eshte shume vleresuese, çdo gje eshte e perqendruar tek une. Besoj se natyrshem vjen nje moment ku mendon se: “Nuk me intereson me te mendoj per veten time si numri 1. dua te kujdesem per gjera te tjera”.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama