Dy gra, njëra rreth të njëzetave e tjera 10 vite më madhe u ngritën në këmbë e nisën të bërtisnin: “Trupi im, zgjedhja ime!’.
Ky ishte një moment i shkurtër por me shumë fuqi duke e rikthyer vëmendjen në vitet 1970, kur luftohej për liri. Gratë u mbytën shpejt nga një përgjigje enigmatike nga turma e delegatëve që thërrisin “SHBA! SHBA” dhe u zvarritën jashtë stadiumit. Një tjetër person rrëmbeu flamurin pink të protestuesve dhe e flaku jashtë.
Bloomberg-u shkruan se një femër e dominuar nga parajsa mbetet sidofqotë edhe sot një sfidë e largët, edhe në SHBA. Titulli i librit të Rosin-it ka provokuar të qeshura në mesin e njerëzve të cilët e kanë lexuar. Pasi ajo flet për degradimin e burrave në të gjitha aspektet e jetës.
Gazetarja dhe autorja e shpalosi fillimisht idenë në një histori qëllimisht provokuese, e në shumë çifte që Rosin-i ka vërejtur në të gjithë vendin burri është më i lëkundur teksa gruaja mban tanimë punë të qëndrueshme dhe vihet re një përmbysje e zotërimit të punëve që paguhen më mirë, e ku tashmë autorja thotë se dominojnë gratë. Rosin beson se ndryshimet ekonomike kanë favorizuar gratë me talentët dhe aftësitë e tyre që ofrojnë.
Autorja thotë në librin e saj se ështe mirë dokumentuar se recensioni goditi së fundmi fushat që zotëroheshin tradicionalisht nga meshkujt. Ndërtimi, prodhimi dhe për një kohë edhe industritë financiare janë tkurrur, duke çuar përfundimisht në humbjen e 7.5 milion vendeve të punës, tre nga katër prej tyre mbaheshin nga burrat.
Vështirësit e papunësisë afatgjatë kanë lënë shumë familje me kokë poshtë sa i takon roleve gjinore, gra që ngasin makinën për punë teksa i lënë porosi burrave se si të përdorin lavatriçen.
Autorja thotë se tek gratë vlerësohet inteligjenca sociale, komunikimi i hapur, një aftësi për t’u ulur dhe të përqëndrohet mjaftueshëm për të fituar kredencialet e domosdoshme në të gjitha fushat.
Por autorja thotë se megjithatë, në shumicën e sektorëve ku paraja dhe pushteti janë të përqendruara burrat vazhdojnë të dominojnë plotësisht.