Rovena Marku - Nje kampione noti per femijet autike

Rovena Marku - Nje kampione noti per femijet autike
Kur termometri tregonte nen zero, ajo shkonte dhe nuhaste aromen e liqenit. Ndonjehere tundimi per t’u kredhur edhe ne janar ishte i paperballueshem edhe pse kur dilte qe andej me buze te mavijosura, e hante nje shuplake sa per t’u nxehur. Qe prej moshes 3-vjeçare Rovena Marku eshte e dashuruar me ujin, notin dhe gjithka tjeter lidhet me kete bote te kristalte, se ciles ajo i ka marre syte. Dhe nuk eshte aspak e çuditshme pse eshte Kampione Noti. Teksa afrohet me nje look te ri, me floket e prera shkurt e me ngjyre te erret, te thote me nje fryme se nuk ka shume kohe, pasi i duhet te zhytet ne ate boten e saj nenujore, qe tani ne prag vere behet edhe me e dashur. Duke folur me te, nuk te duhet shume per te kuptuar se sa e lidhur eshte ajo me ujin. Kjo lidhje ka nisur qysh ne vegjeline e hershme. Tek e fundit nuk kishte si te ndodhte ndryshe, pasi shtepia e saj ishte vetem 20 metra nga Liqeni i Shkodres.

“Me kujtohet se nuk guxoja te futesha ne uje dhe vellai me hodhi nga taraca drejt e ne liqen. Nga frika nisa te levizja krahe e kembet dhe keshtu nisi. Kaq mjaftoi qe mos te largohesha me prej tij. Rrija gjithe diten ne liqen, madje edhe buken mami ma sillte aty”, kujton 23- vjeçarja. “Notoja nga Shiroka, deri te Bregu i Ranes ne anen tjeter, pastaj dilja me not deri ne Zogaj. Shikoja babin qe tundte kanotieren si shenje per t’u kthyer. Sigurisht kjo, nuk ishte stervitje e mirefillte me teknika notaresh, por aty fitova rezistence”, thote ajo, teksa tregon per trishtimin qe e mberthente kur afrohej dimri e ajo nuk mund te futej me ne uje. “Aq shume e ndieja mungesen ne dimer sa shkoja i merrja ere liqenit. Megjithate jam lare dhe ne janar edhe pse ka grene ndonje dacke nga nena, ama sa vinte marsi dhe ngroheshin deri diku temperaturat tundimi kalonte jashte kontrollit”, tregon notarja e stilit te lire. Pas periudhes si amatore, erdhi dita e perballjes se madhe me konkurrentet ne garen e pare tek Akuadromi, ku jo vetem fitoi vendin e pare, por qe nga ajo kohe nuk e njohu me humbjen. Numri nje ka qene i saji. Megjithate, ajo pohon se deri ne moshen 18 vjeç, nuk ia kishte idene as startit, as ktheses, derisa u largua drejt Italise, ku per vite me radhe u aktivizua me skuadren e qytetit te Torinos. Shkodrania, e tregon me se miri origjinen e saj, fale humorit karakteristik, te cilin e ruan edhe kur flet per zhgenjimet. “U riktheva pasi me premtuan dhe vetem per pak kohe e gezova famen dhe vleresimin, me pas erdhi zhgenjimi, perjashtimi nga Federata e Notit, ishte periudha kur uji ‘e mbyste’”. Megjithate, kete moment kampionia e notit ne stil te lire, e ka hedhur pas kraheve.

Trajnerja e “Tornadove”
Thuajse gjithe kohen e kalon ne pishine, madje edhe kur temperaturat shenojne nen zero. E gjen duke u mesuar femijeve te vegjel notin. Mes tyre ka edhe disa femije te veçante. Ata e shprehin dashurine dhe interesin ndaj botes ne nje forme krejt ndryshe nga femijet e tjere. Ndersa ajo i ndihmon te kapen sa me fort pas botes reale, qe te mos mbyllen ne ate mikrokozmosin e tyre, te cilin askush deri me sot nuk ka mundur ta zbertheje. Askund. Pakkush e di qe kampionia e notit, Rovena Marku, eshte trajnerja e disa femijeve “speciale”, siç jane ata autike, te cileve u kushton seanca te veçanta. Kjo fale nje specializimi nje-vjeçar qe ka kryer ne Itali. “Ata femije i adhuroj, pasi jo vetem i mesoj te notojne, por i laj, i vesh dhe zhvesh vete, pasi me te vegjelit jane vetem 4– vjeç. Kur te krijoj familjen time mendoj se do te jem nje nene e mire, pasi po e provoj veten me ‘tornadot’ e mi”, shprehet Rovena.

Jashte ujit...
Garderoba e saj nuk i njeh fustanet. Veshjen e saj sportive nuk e lidh vetem se ka zgjedhur nje disipline te tille, porse mbi te gjitha qe e vogel ka qene tip djali. T’i permendesh fustanin, i vjen per te qeshur, pasi nje te tille mund t’ia shohesh veshur ne raste aq te ralla, sa e ka ta veshtire t’i kaloje nepermend. Madje kujton se ne nje dasme shkoi me pantallona te thjeshta dhe altlete. Megjithate, ne ato pak raste qe ka veshur nje te tille, i ka pelqyer tejmase ndryshimi nga e perditshmja, por per ta pare aq te “krekosur” duhet nje eveniment i rendesishem. “Jam pa komplekse, dhe kur dua te drejtoj floket e bej ralle, nuk me pelqen tualeti i renduar. Po ju rrefej se edhe veshjet mi blen mami, pasi nuk me pelqen te bej “shoping””, rrefen Rovena. Perpos tipit “uje dhe sapun”, ajo ruan edhe ndonje pasion tjeter femeror e tejet sensual, siç eshte kercimi. Le koken per kercimet latine dhe disiplinat e dancit sportiv, por edhe keto pasione mbeten brenda dyerve te shtepise, pasi pabet dhe lokalet e nates nuk i frekuenton asnjehere.

Nga : Gazeta Panorama

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama