Rozana Radi behet brune

Rozana Radi bëhet brune
Dhe ja ku e shohim me flokë të errët, të cilët ende nuk janë tharë mirë, kur paparazzi ynë e ka fotografuar ndërsa ka qenë duke dalë nga salloni i buku- Këngëtarja është fotografuar nga paparazzi ynë duke dalë nga salloni i bukurisë “Abstraksion” risë “Abstraksion”, pranë “21 Dhjetorit”. Pikërisht pasditen e djeshme, në kohën që Rozi sapo kishte përfunduar lyerjen dhe krehjen e flokëve është bërë subjekt i paparazzit tonë.

Në momentin, që ka dalë nga salloni ajo e ka vënë re dhe është përpjekur t\'i shmanget, por pa arritur t\'ia dalë dot mbanë. Rozi ka preferuar në ndryshimin e saj të parë një ngjyrë çokollatë në kafe, që nga sa shihet edhe në foto i ka dhënë një imazh krejt ndryshe nga sa jemi mësuar ta gjejmë zakonisht, por megjithatë të këndshëm dhe për t\'u përgëzuar.

Ndoshta stina e verës e ka stimuluar edhe atë si shumë artiste të tjera të luajnë me pamjen, apo ndoshta për një moment këngëtarja u mërzit me flokët bjondë?! Cilado qoftë arsyeja e këtij ndryshimi këtë verë në pamjen e saj duket se do të mbetet i njëjtë vetëm imazhi sportiv. Atletet dhe pantallonat e shkurtra janë zgjedhja e për stinën e nxehtë.

Nga : Gazeta Koha Jone

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama