Rraklli Ja pse u dorehoqa nga femrat

Rraklli: Ja pse u dorëhoqa nga femrat

Trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Altin Rraklli, në një prononcim zyrtar, për zyrën e shtypit në Federatën Shqiptare të Futbollit, ka sqaruar edhe arsyet e dorëheqjes së tij. rraklli"Largohem për arsye familjare dhe për t'u përkushtuar krejtësisht punëve dhe bizneseve të mia private. Gjatë këtij rrugëtimi 5-6-vjeçar për të ndërtuar futbollin e femrave në Shqipëri, kam provuar çaste dhe emocione të cilat nuk kanë njohur kufij.

Kam jetuar çdo ditë me një sfidë të re, e cila për herë të parë zhvillohej në këtë vend. Kam pasur mbështetjen e të gjitha strukturave të FSHF-së, të stafit dhe medias, të cilët gjej rastin që t'i falënderoj", u shpreh Altin Rraklli në tekstin e tij të dorëheqjes.

Sulmuesi bomber i Shqipërisë, i pari shqiptar që luajti në Bundesligë, prej fillimit të viteve 2010, ka qenë një prej organizatorëve të ngritjes së futbollit të femrave dhe konsolidimit të kësaj strukture, deri te skuadra kombëtare. Edhe nga ana e saj FSHF-ja vlerësoi ish-trajnerin për kontributin e tij.

"Duke e konsideruar si vlerë, gjithçka që Altin Rraklli ka dhënë për futbollin shqiptar, FSHF i uron atij gjithçka të mirë në karrierën dhe jetën e tij private", thuhej në qëndrimin zyrtar të FSHF-së.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama