Rrapi i Mashkullores drejt shkaterrimit te plote

Rrapi i Mashkullores, drejt shkaterrimit te plote
Një nga simbolet historike të Shqipërisë Jugore, pema mbi 400- vjeçare, Rrapi i Mashkullores, po shkon drejt shkatërrimit të plotë. Simboli qindravjeçar i lidhur me figurën e heroit të popullit Çerçiz Topullit po demtohet nga dita në ditë. Banorët e fshatit tregojnë se pema është goditur më herët nga një rrufe. Ndërsa gjatë sistemit komunist ndërtimi i një qendre kulturore në fshat demtoi rëndë rrënjet e rrapit qindra vjeçar. Po ashtu banorë shtojnë se edhe sëmundja e pemëve të rrapit që ka prekur brezin e pyllit të Picarit, është bërë shkak i degradimit të Rrapi i Mashkullores. Sipas tyre edhe tani pas një 20 vitesh demokraci askush nuk është kujtuar për mirëmbajtjen e kësaj pemë simbol kultutor dhe historik.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama