ish-futbollisti i Kombëtares Shqiptare Edvin Murati, i cili ka veshur fanellën kuqezi për 42 ndeshje, rrëfen emocionet për kualifikim e kombëtares në Europian.
"Kualifikimi i Shqipërisë për në Francë ishte në surprizë shume e madhe, sepse në Francë njohin vetëm Lorik Canën dhe jo të tjerët, duke parë lojtarët që e kualifikuan kombëtaren, por gjithçka është pritur me zemërgjerësi", shprehet ai për "TCH".
Ish-mbajtësi i fanellës kuqezi prej 20-të vitesh jeton në Francë, ku ka luajtur edhe për skuadra të kampionatit Francez si Paris SG, Lile dhe Chateauroux, por ëndrra e tij ka qenë të veshte ngjyrat kuqezi në një kompeticion madhor.
"I thonë që murit me kokë nuk i bihet, por ja që nuk e pata fatin. Megjithëse ëndërrova shumë, por kështu e ka jeta dhe karriera e një futbollisti", u shpreh ish- numri 7 i Shqipërisë.
Murati beson se kualifikimi është i mundshëm dhe se ndeshja e parë me Zvicrën është shumë e rëndësishme ku në rast të një barazimi do ta kishim më të lehtë të vazhdonim rrugëtimin në "Euro 2016".
Shqipëria ndodhet në grupin A të Europianit, me kundërshtar Francën, Zvicrën dhe Rumaninë, ku Franca shihet si një prej favoriteve të këtij kompeticioni.