Rrefimi i De Biazit pas eliminimit nga Euro 2016

Rrëfimi i De Biazit pas eliminimit nga Euro 2016

Trajneri i kombëtares shqiptare, Xhani de Biazi ka folur për eliminimin nga Euro 2016 në një intervistë për "Top Channel".

De Biazi1De Biazi nuk e fsheh zemërimin, por thotë se Shqipëria u paralizua nga shpërqendrimi dhe presioni dhe kujton dy humbjet e para.

"Kombëtarja jonë nuk e meritonte eliminimin nga evropiani. Paguam shumë shpërqendrimin nga presioni. Tani që gjetëm ekuilibrin besoja se do ecnim më mirë", shprehet italiani.

Trajneri tregon emocionet e ndeshjes Hungari-Portugali e cila do t'i jepte një shpresë Shqipërisë.

"E pashë ndeshjen në dhomë. Hungaria luajti mirë dhe mund të mbaronte ndryshe. Ne duhet te shtrëngonim veten në minutat e fundit ndaj Francës.

Ajo që më vjen keq më shumë është që megjithëse luajtëm të barabartë me Zvicrën dhe Francën, ia dolëm të qëndrojmë në lojë dhe me shanse të mira. Tri ndeshje radhazi kaq të bukura nuk i kemi bërë asnjëherë", tha De Biazi.

"Nuk mund ta kritikoj ekipin por duhet t'i heq kapelen. Nëse do kishim luajtur sot ndeshjen e fundit mund të kishte shkuar edhe ndryshe.

I vë Shqipërisë notën 8 në evropian dhe më besoni se notat nuk i jap lehtë. Bëri një evropian që askush nuk e imagjinonte", përfundon trajneri.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama