Nënkampionia e Europës në atletikë, Luiza Gega ka rrëfyer në emisionin "Stop" se Federata i jep vetëm 850 mijë lekë të vjetra në vit për punën e saj.
Në fakt, shuma është 1 mln lekë, mirëpo ajo tatohet dhe mbeten vetëm 850 mijë lekë. "Këtë shumë e ndaj me trajnerin", thotë ajo.
Ndërsa ky i fundit është edhe më i varfër se Luiza, duke thënë se merr honorarë klubi i Tiranës në vlerën e 62 mijë lekëve në muaj.