Rrefimi i dy vajzave suedezeJa si na dhunoi seksualisht Assange

Rrefimi i dy vajzave suedeze:Ja si na dhunoi seksualisht Assange
Nëse procesi i ekstradimit të Julian Assange në Britani do të jetë i suksesshëm kjo do të jetë festuese kryesisht për Shtetet e Bashkuara, si vendi ku Assange bëri shumë gabime katastrofike.Viktimë e një komploti kundër tij? Julian Assange i refuzoi akuzat për abuzime seksuale, duke insistuar që kishte bërë marrëveshje me akuzuesit. Në një apartament të pakëndshëm të bllokuar, Julian fjeti me një femër të admiruar të cilën thjesht e kishte takuar në një seminar. Ajo më pas bëri një akuzë në polici ndaj tij. Si rezultat Assange besohet të jetë fshehur në Britani duke u përballur me një akuzë dhe mundësi burgimi.

Policia

Policia e Londrës do që ta pyesë atë rreth mundësisë së përdhunimit të një gruaje dhe të veçojë deklaratat e një tjetër admirueseje Suedeze, me të cilën ai ka pasur një përplasje të njëkohshme. Shumë njerëz mendojnë se 39-vjeçari Australian është viktimë e fushate mashtruese, të pisët të qeverisë Amerikane. Ata argumentojnë se çështja e ndyrë është e stisur. Një gjë është e qartë që ligjet suedeze mbi përdhunimet janë në qendër të historisë.

Historia e vajzave

'Jessica' dhe 'Sarah' deklarojnë se janë të sulmuara seksualisht nga Julian Assange. Sipas burimeve, duke përfshirë edhe intervistat e policisë, ne mund të fillojmë të ndajmë sëbashku sekuenca të ngjarjes e cila e bën Assange të jetë i kërcënuar nga policia e Londrës e më pas e Washingtonit, ku gjithashtu ai ështëi akuzuar nga shumë politikanë Amerikanë si `Spiun`.Historia filloi me 11 gusht këtë vit, kur Assange arriti në Stokholm. Ai ishte I ftuar në një seminar për të folur për “luftën dhe rolin e medieve”, të organizuar nga qendra “Left Brotherhood Movement”. Pika e tij e kontaktit ishte një femër nënpunëse formale, të cilës ne do t`I referohemi si Sara, për shkak të mbrojtjes së identitetit të saj të vërtetë deri në mbarim të procesit. Një femër tërheqëse, Sara ishte e njohur si feministe radikale. Në të tridhjetat e saj, ajo ka udhëtuar botës duke ndjekur çështje të ndryshme të modës. Si një asistente në një universitet lokal ajo jo vetëm që ka qenë një militante feminste po gjithashtu ka mbështetur diskriminimin e meshkujve në shumë forma, duke përfshirë ngacmimet seksuale.

Sara dhe Assange nuk janë takuar kurrë. Por në një seri në internet dhe biseda telefonike, ata kanë miratuar se gjatë vizitës së tij ai mund të qëndronte në apartamentin e saj të vogël në qendër të Stokholmit. Ajo thotë se do të jetë jashtë qytetit gjatë ditëve të seminarit. Akuza ka disa mistere të çuditshme dhe ka një evidencë të pamjaftueshme publike të përdhunimit apo ngacmimit seksual.

Çfarë ndodhi në të paktën 6 ditë, kur u përfshinë deklaratat e dy grave

Nëse bosi i Wikileaks është i pafajshëm nga ndonjëlloj detyrimi, ai mbetet sigurisht një burrë me dëshira të forta seksuale i cili nuk është jo i prirur për të përdorur famën e tij. Natyrisht ndalimi i tij është përfshirë në një aferë sociale, duke përzier padyshim admirimin e njerëzve ndaj tij. Atë të enjte ai ishte në kafenë Beirut në Stokholm, duke ngrënë me një shok dhe një gazetar amerikan. Po atë pasdite, Sara u kthye në Stokholm, 24 orë përpara planifikimit. Në një intervistë që ajo më pas ia dha policisë tha: “Assange ishte atje kur unë u ktheva në shtëpi. Ne biseduam paksa dhe vendosëm që ai mund të qëndronte”. Çifti doli jashtë për darkë në një restorant aty afër. Ata u kthyen në apartament dhe bënë seks. Ajo e cila është debatuar mes tyre është se prezervativi ka plasur. Megjithatë çifti ka vazhduar marrëdhënien edhe ditën tjetër, një e shtunë, me Sarën organizuan një festë për të në shtëpinë e saj në pasdite. Në të njëjtën ditë Assange shkoi në seminarin e një Unioni Tregtar Suedez HQ. Në radhën e parë të audiencës ishte gjithashtu një femër e bukur Jessica. Ajo është një grua, për të cilën dy burime më njoftuan se është punonjëse këshilluese.

Jessica më vonë i tregon policisë se për herë të parë ka parë Assange në televizion pak javë më parë. Asaj i është dukur ai interesant, i guximshëm dhe i admirueshëm. Si rezultat ajo filloi të ndiqte Wikileaks dhe kur ajo zbuloi që ai do të vizitonte Stokholmin kontaktoi më qendrën e cila do të organizonte seminarin në të cilin Assange do të ishte pjesëmarrës. Ajo vendosi të ndiqte seminarin dhe i bëri shumë foto Assange gjatë 90 minutëshit që ai foli. Mendohet se Jessica dhe Sara janë takuar gjatë seminarit. Ajo vinte vërdallë dhe ishte akoma aty kur Assange u largua me një grup meshkujsh për të drekuar. Burimet konfliktohen këtu. Një thotë që ajo i foli e para Assange për t`u shoqëruar me të, të tjerët thonë që Assange e ftoi atë për të dalë bashkë.

Një mik i Assange shprehet se Jessica ishte shumë e dhënë për të tërhequr vëmendjen e Assange. Ndërsa ajo thotë në polici se në një restorant Assange i hodhi krahët rreth shpatullave. “Unë u trondita. Dukej hapur që ai po flirtonte me mua”, thotë ajo. Tërheqja ishte e dyanshme. Pas drekës, çifti shkoi në kinema për të parë një film që quhej “Deti i thellë”. Jessica vlerësoi se kjo ishte intime kështu që ata shkuan në një park ku Assange i tha asaj që ishte shumë tërheqëse. Por atij i duhej të shkonte në një festë tradicionale, ngjarje e festës suedeze. Jessica e pyet nëse mund të takoheshin sërish. “Sigurisht”, i thotë bossi i Wikileaks. Ata u ndanë dhe ajo mori trenin për tu kthyer në Enkoping. Në apartamentin e Sarës, ku festa ishte pezulluar. Ju mund të mendoni se është e çuditshme që Sara do të organizonte një festë në nder të tij këtij burri të cilin do ta akuzonte më pas për përdhunim.Ka një evidencë të pamjaftueshme në publik për përdhunimin, ngacmimin seksual ose sforcimin e paligjshëm.

 Kjo është vetëm një nga disa mistere të çuditshme të kësaj çështjeje.Gjatë festës Assange mendohet t`i ketë telefonuar Jessicas dhe në pak orë më vonë ajo i’u mburrej miqve për flirtimin e saj me të. Sipas raporteve policore, miqtë e saj i thanë se tashmë e ke në dorë. Kështu që të hënën Jessica i telefonoi Assange dhe ata u vendosën bashkë në Stokholm. Kur ata u takuan ata ranë dakord që të shkonin në shtëpinë e saj në Enkoping, por ai nuk kishte para për biletën dhe tha që nuk donte të përdorte kartën e kreditit, kështu që Jessica pagoi për të dy biletat. Pasi shkuan në apartamentin e saj ata bënë seks. Sipas deklaratave të saj në polici ai përdori prezervativ. Në mëngjes ata bënë dashuri sërish. Kësaj here ai nuk përdori masa mbrojtëse.

Jessica shprehet se u mërzit që ai nuk pranoi të përdorte masa mbrojtëse. Në mëngjes ata hëngrën mëngjes dhe Assange premtoi që do ti ruanin kontaktet. Ai më pas u kthye në Stokholm, me Jessica e cila sërish pagoi për biletën e tij. Mendohet se vajzat kanë biseduar me një gazetë për ta maksimizuar shqetësimin e Assange. Çfarë ndodhi më pas është e vështirë për t`u shpjeguar. Jessica ishte e shqetësuar se mund të kishte mbetur shtatzënë dhe ky është momenti ku historia merr një sens intrigues. Ajo më pas vendosi ti telefononte Sarës, të cilën e kishte takuar në një seminar dhe me të cilën Assange kishte qëndruar dhe i thotë se Assange kishte kryer marrëdhënie të pambrojtur me të. Sara i thotë që ajo ka fjetur me të gjithashtu. Si rezultat I kësaj bisede Sara i kërkoi Assange që të largohej nga apartamenti I saj menjëherë por ai i tha që të priste të paktën tre ditë.Si është ndjerë Sara që mashkulli me të cilën ajo kishte kryer marrëdhënie tre ditë më parë ka kryer marrëdhënie me një femër tjetër gjithashtu në të njëjtën kohë? E tërbuar? Xheloze? Jashtë kontrollit? Ato shkuan bashkë në një stacion policie ku kërkonin këshillë se si të ankoheshin ndaj Assange.

Sipas një burimi, Jessica dëshironte të dinte nëse ishte e mundshme të detyronin Assange të bënte testin e HIV-AIDS. Sara i tha që është aty për ta mbështetur Jessica-n. Por gjithashtu i tha policisë edhe për atë që kishte ndodhur mes saj dhe Assange në të njëjtën kohë, një javë më parë. Intervista formale e femrave ndodhet mes të çarjes së prezervativit në marrëdhënie me njërën vajzë dhe refuzimit të përdorimit të tij me tjetrën. Duke arritur në përfundimin se të dyja femrat janë viktima të tij. Jessica është dhunuar dhe Sara është objekt i ngacmimit seksual. Assange vazhdon të insistojë që nuk ka bërë asgjë të gabuar, dhe që marrëdhëniet e tij me vajzat ishin me dëshirën e tyre.Ishte e premte pasdite. Një notere e quajtur Maria Kjellstrand, u telefonua.

Ajo u njoftua që Assange mund të përfshihej në një akuyë të rëndë përdhunimi. Ditën e mëpastajme, Sara u pyet sërish, për akuzën e saj për ngacmim seksual ndaj Assange. Atë pasdite detektivët provuan ta gjejnë atë dhe kërkuan në Stokholm por nuk e gjetën dot. Port ë dielën lajmi u përhap në media. Mendohet se dy vajzat kanë biseduar me gazetat për ta zmadhuar shqetësimin e Assange dhe problemin e tij. Çështja tashmë po dilte jashtë kontrollit. Sara foli për gazetën duke u shprehur: “Në të dyja rastet seksi ka qenë me marrëveshje të dyanshme në fillim por më pas është kthyer në abuzim.

 Akuzat nuk janë në favor të Pentagonit apo të dikujt tjetër. Përgjegjësi i asaj që më ndodhi mua dhe vajzës tjetër, me një mashkull që nuk e njeh fjalën `jo` duhet dënuar”. Në shtator çështja u rihap nga autoritetet dhe muajin tjetër Interpoli tha që Assange dëshironte të kryente `abuzime seksuale`. Dje, avokati i tij Mark Stephens u shpreh se mandate suedez ishte një sulm politik dhe që do ta luftonte atë deri në fund, sepse do të dëmtojë drejtuesin e Wikileaks nga autoritetet Amerikane.Assange vazhdon të këmbëngulë që nuk ka bërë asgjë të keqe dhe se marrëdhëniet e tij seksuale me të dyja femrat ishin me dëshirën e tyre.

Por javën e shkuar, Gjykata e Lartë Suedeze refuzoi të dëgjonte apelin e tij të fundit kundra arrestit dhe ekstradimit nga policia Britanike ku Assange mendohet të jetë fshehur. Ai është në gjendje të qëndrojë atje falë një vize 6mujore e cila mbaron në pranverë.Kështu. Sa të besueshme janë deklaratat e dy vajzave? Përsa i përket Assange që mendohet të jetë fshehur në Britani dhe vazhdon të publikojë fakte që turpërojnë qeverinë amerikane. Qartësisht, ai është përgjegjës i të gjitha akuzave politike ndaj tij.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama