Rrefimi i ish- shefit te FMN-se Cdo politikani francez i pelqejne orgjite

Rrefimi i ish- shefit te FMN-se: Cdo politikani francez i pelqejne orgjite
Ish kreu i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) Domenik Straus Khan, pas lirimit nga akuzat për përdhunimin e një kameriere në një hotel të Nju Jorkut, është kthyer në Paris ku po përballet me akuzat për tentativën e përdhunimit ndaj shkrimtares Tristan Banon, në vitin 2001. Megjithëse prokurorët pranuan se të gjitha provat tregojnë se Straus Khan tentoi të përdhunonte shkrimtaren, tashmë sipas tyre është shumë vonë për të ndërmarr veprime ligjore. Ndërkohë ato që janë shokuese janë deklaratat e politikanit francezë, i cili po përgatit të bëj një autobiografi. “Unë kisha të gjitha mundësit që në zgjedhjet presidenciale të zija vendin e Sarkozis. Tashmë më ka humbur ajo mundësi”, shprehet Khan në rrëfimet e tij të cituara nga e përditshmja britanike “Daily Mail”

Khan në rrëfimin e tij thekson se ka një problem shumë të madh me veten që me shaka e quan “oreks për seks”. “Në të gjitha mediat emri im është lidhur me prostitucionin. Kjo është totalisht e pa vërtet, si të gjithë politikanët francez dhe unë kam marr pjesë në festa seksi dhe më pëlqejnë orgjit, por në këto festa nuk akne qënë të ftuara prostitutat”, theksoi Khan.

 

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama