Rregulla te arta mbi komunikimin ne cift
- Botuar: 16 vite më parë
- Shkruar nga:
• Përpiquni të kuptoni bashkëortin/bashkëshorten tuaj; mor prisni të jeni ju gjithmoni ju ai që duhet të kuptohet në çift...
• Kuptoni që tashmë jeni të martuar, keni arritur në një moshë të tillë që ju vë para përgjegjësive më të mëdha...
• Pas çdo problemi që mund të lind në çift, mos thoni kurrë “unë dalë dhe shkoj tek prindërit e mi” ose “marr xhaketën e ik nga shtëpia”. Përpiquni të jeni konstruktiv në forcimin e lidhjeve në familjen tuaj.
• Në rast problemi, mos kërkoni një gjykatës që mbështet problemet tuaja. Gjeni dikë që nuk merret me personat, por me zgjidhjen e çështjeve...
• Pasi të njihni njëri tjetrin, duhet të jeni në gjendje ti përgjigjeni situatës “Une e di se si duhet të sillem me bashkëshortin/bashkëshorten time në raste të caktuara, e di se duhet të komunikoj me të”...
• Mendoni mirë se si çfarë dhe si do të thoni atë që mendoni. Mos harroni mentalitetin e bashkëshortit tuaj...
• Mësoni të kërkoni ndjesë. Në momente të caktuara, rini larg ndjenjave të krenarisë...
• Kërkoni ti zgjidhni problemet pa u mbledhur shumë. Mos kujtoni problemet e shkuara në çdo problem që mund të dalë...