Janë disa faktorë befasues që hyjnë në lojë kur lind tërheqja. Aromat, ngjyrat, hormonet, gjuha e trupit dhe rregulli 5/15. Nuk e njihni? Lexojeni më poshtë...
1. Nuhatja, pjesa më rëndësishme e lidhjes
Përzierja e parfumeve zgjon te mashkulli një dëshirë të zjarrtë. Por kjo nuk do të thotë që të laheni në parfum. Mund ta krijoni këtë kombinim të shkëlqyer, duke përdorur qirinj me aromë, ose një sprej për ambientin. Aromat që ngacmojnë femrat? Ajo e kastravecit dhe e jamballit. Të paktën kështu thekson fondacioni "Smell and Taste Research Foundation" i Çikagos. Një tjetër aromë që i bën për vete femrat është ajo e pastërtisë.
2. Ngjyra e duhur të bën më të dëshiruar
Flasim për të kuqen. Sipas "Journal of Personality and Social Psychology", kur një vajzë vishet me të kuqe rrit mundësitë që dikush t‘i kërkojë një takim. Në fakt meshkujt ndikohen nga simbolet kulturore: mjafton të sjellësh ndërmend ditën e Shën Valentinit. Zakonisht ato e ndërthurin ngjyrën me romanticitetin, por në fakt është ngjyra ajo që nxit seksin. Nëse doni të bini në sy dhe të lini përshtypje te të tjerët, vishuni gjithmonë me të kuqe dhe vendosni në buzë një të kuq të ndezur.
3. Kokteji i mashtrimit
Pas pijes së dytë ose së tretës, papritur njerëzit e pranishëm në lokal na duken të gjithë më simpatikë. Mos u shqetësoni, është efekti i alkoolit. Në fakt kur jemi të dehur, nuk i vërejmë "defektet" në fytyrën e një djali. Meshkujt me fytyrë simetrike kanë më pak gjasa që të kenë defekte gjenetike. Sipas "Journal of Psychopharmacology" kjo i bën më tërheqës. Mos harroni se konsumimi i tepërt i alkoolit, përveçse ju bën dëm për shëndetin dhe rrezikon sigurinë tuaj, mund t‘iu rezervojë surpriza të shëmtuara edhe në fushën sentimentale.
4. Trupi flet vetë
Një djalë, pa e kuptuar, pozicionohet përballë vajzës që e tërheq më shumë, edhe pse po bisedon me dikë tjetër. I njëjti rregull, sipas ekspertëve të gjuhës së trupit, vlen edhe për femrat. Kështu, herën tjetër kur të jeni ulur në një lokal ose në një festë, mund t‘i identifikoni menjëherë rivalët tuaj. Kështu që veproni sipas rrethanave.
5. Varet nga hormonet
Një javë ju pëlqen një djalë me trup të bukur e gjithë muskuj, javën tjetër fqinji përballë. Sipas "Nature Journal" kjo ndodh sepse femrat gjatë evoluimit janë të prira të pëlqejnë djemtë me karakteristika tepër mashkullore. Kjo gjë ndodh pa vetëdije, sepse ato mendojnë se mund të sjellin në jetë fëmijë më të fortë e më të shëndetshëm. Ndërsa femrat që janë gjatë ciklit menstrual parapëlqejnë meshkujt me shikim të ëmbël, më femëror, sepse u duken më të sjellshëm dhe më të kujdesshëm.
6. Tensioni rrit tërheqjen seksuale
Një djalë që gjendet në një situatë presioni të lartë, e ka më të thjeshtë t‘i japë një mundësi një vajze. Një studim i publikuar nga "Journal of Personality and Social" ka treguar se si adrenalina dhe rreziku ndikojnë mbi tërheqjen. Studiuesit bënë një provë: i kërkuan një gruaje të qëndronte në një urë të lëvizshme dhe një tjetre në një urë të qëndrueshme. Ndryshe nga meshkujt "seriozë" dhe indiferentë që gjendeshin në urën e palëvizshme, të gjithë ata që kalonin urën e lëvizshme, i kërkonin takim gruas që ndodhej së bashku me ta mbi urë. Kjo mund të shpjegojë se përse lidhjet e fshehta janë kaq emocionuese.
7. Përmasat (e stomakut të tij) bëjnë diferencën
Ja ç‘mund të mësoni diçka më shumë mbi "funksionimin", seksin dhe pjellorinë e një mashkulli para se të shkoni me të në shtrat. Meshkujt me shpatulla të gjera janë më pak të rrezikuar nga sëmundjet, gjë që i bën ata partnerë më të mirë. Meshkujt me bark, kanë nivel më të ulët testosteroni, që do të thotë, bëjnë më pak seks dhe janë më pak pjellorë, të paktën sipas autorëve të studimit "Size Metters".
8. Shenja që do të zgjasë gjatë
Nëse ngjani nga fizionomia me nënën e partnerit tuaj, ka shumë gjasa që mes jush dhe partnerit tuaj gjërat do të funksionojnë për mrekulli. Meshkujt janë më të prirë të zgjedhin femra, struktura kockore e të cilave është e ngjashme me atë të nënave të tyre. Gazeta shkencore "Proceedings of the Royal Society B" e ka pagëzuar "fenomenin" me emrin "sexual imprinting" dhe thekson se fytyrat që na tërheqin kur jemi në moshë madhore, janë të njëjtat e fëmijërisë. Ç‘mund të themi? Nëna mbetet gjithmonë nënë, si gjithnjë e pazëvendësueshme.
9. Rregulli 5/15
Nëse një djalë ju prek pesë herë gjatë 15 minutave, atëherë jeni në duart e tij. Djaloshi do të gjejë një justifikim që të ketë një kontakt tjetër fizik për të parë reagimin tuaj, duke ju prekur krahun, duke ju vënë flokët pas veshit sepse ju kanë zënë sytë, ose duke luajtur me varësen nw qafë. Nëse tërhiqeni dhe qëndroni e heshtur, ai do ta përsërisë veprimin, pa u shqetësuar.
10. Kur bën kështu është i dashuruar
Sipas "American Psychological Association" kur një djalë përsërit veprimet tuaja, kjo do të thotë se i interesoni. Të ulurit në të njëjtën mënyrë si jeni ulur ju, përsëritja e gjesteve tuaja si dhe lëvizja e kokës njësoj si ju, janë të gjitha shenja që e keni për vete. Nëse lëpin buzët, pasi e keni bërë ju, atëherë do të thotë se ju dëshiron. Gjërat po shkojnë për së mbari.
Gazeta Shqip