Ushqimet
• Bëni pushime aktive, duke përfshirë edhe aktivitete si hiking, shëtitje të këndshme, shëtitje me biçikletë, lojra të ndryshme në plazh apo sportive të tjera të organizuar.
• Nëse jeni mësuar, vazhdoni të peshoheni edhe në qoftë se nuk keni peshore: Ju mund të përdorni të tilla në farmaci apo dyqane.
• Bëni një plan se çfarë, ku dhe kur duhet të hani gjatë ditës.
• Mos e teproni me vaktet dhe ushqimet.
• Pini shumë ujë.
• Nëse hani në mënyrë jo të rregullt, shmangni ushqimet me shumë kalori, si për shembull një akullore me lëng frutash.
• Nëse hani drekë në restorant, kërkoni pjesë të vogla dhe pa erëza, të ushqimeve që preferoni: mos shtoni kripë, pasi mjafton ajo që është hedhur gjatë gatimit.
• Nëse hani pica, zgjidhni një të thjeshtë, pa shumë yndyrë. Dhe në qoftë se nuk jeni ngopur, mos porosisni përsëri.
• Hani shumë perime dhe konsumoni rreth 300 g fruta të freskëta në ditë.
• Kufizoni përdorimin maksimal të pijeve të cilat përmbajnë shumë kalori dhe shkaktojnë dëmtime të mëlçisë. Lejohet një gotë verë ose birrë në fund çdo vakti.
A jeni mbipeshë? Edhe në qoftë se nuk keni një peshore është mjaft e thjeshtë. Mjafton të bëni testin e qëndrimit pas ngrënies.
Mbështetni bërrylat mbi tavolinë, shtrini krahët dhe bashkoni pëllëmbët e duarve. Shihni parakrahët tuaj. Ata që nuk janë mbipeshë do të vërejnë disa vena nga bërryli deri në dorë. Disa prej tyre janë më të mbingritura se të tjerat.
Mbani mend: pa ushqim, rreziku është i natyrshëm!
Ajo që ka rëndësi është që të konsumoni. Nga ana tjetër, çdo ushqim është “i keq”( mishi, qumështi dhe djathi, perimet si specat dhe domatet përmbajnë solanine, sheqernat, ëmbëlsirat, yndyrat e kafshëve, vezët etj.),pasi shkakton dëme në organizmin tonë, për shkak të përbërjeve që kanë. Në fakt, nga pikëpamja shkencore çdo rezultat i reduktimit të një ushqimi të dëmshëm, sjell po prapë probleme të reja. Mos përjashtoni ushqime, thjesht gjeni mënyrën për t`i reduktuar në masë, duke shpresuar gjithmonë për përmirësim.
Kush ha keq patjetër do të rrezikikojë mbipeshën dhe sëmundje të llojeve të ndryshme, por kush ha "shumë mirë" ka gjasa të bëhet me ankth, pasi i mungojnë disa substanca të vlefshme.
Veshja
Ekzistojnë rroba që mund të mbrojnë lëkurën nga rrezatimi ultravjollcë dhe të zvogëlojë efektet e dëmshme të shkaktuara nga ekspozimi në mënyrë të pambrojtur dhe për kohë të gjatë nën rrezet e diellit. Specialistët vënë në dukje shumë efekte të dobishme që vijnë nga ekspozimi në diell, për trupin, kockat dhe sigurisht për trurin. Po duhet menduar se ekspozimi i tejzgjatur i lëkurës në diell, mund të shkaktojë dëme serioze.
Shumë dëmtime të lëkurës nga dielli, mund të reduktohet në mënyrë të konsiderueshme nga veshjet me rroba të dizajnuara dhe të prodhuara me indet e veçanta, por pjesërisht jo në mënyrë përfundimtare.
Ju duhet të vishini rroba të lehta që nuk pengojnë avullimin e djersëve. Rrezet e diellit, në fakt mund të shkaktojnë djegie, gjithashtu mund të shkaktojnë ose të përkeqësojnë sëmundjet e caktuara të lëkurës, si dhe kontribuojnë në plakjen e lëkurës. Sa për kremrat diellore është duke u studiuar një standard teknik që do të ndihmojë në vlerësimin e efektit mbrojtës si dhe në sigurimin e më shumë informacioni të detajuar mbi karakteristikat specifike të llojeve të lëkurës.