Rrembimi i Griselda Roshit zbulohet letra e Erion Veliajt per SHBA e BE

'Rrembimi' i Griselda Roshit, zbulohet letra e Erion Veliajt per SHBA e BE
Zbardhet e-maili i derguar nga Erion Veliaj ne adrese te disa ambasadoreve te SHBA dhe BE ne lidhje me ngjarjen e ndodhur me gruan e kryebashkiakut te Kavajes, Elvis Roshi. Diten e pare te ngjarjes, kur dëshmia kunderthenese e Griselda Roshit (Zaimit) ende nuk ishte verifikuar, Erion Veliaj u ka shkruar ambasadorëve të disa vende me ndikim në Shqipëri duke e portretizuar ngjarjen si politike ndërsa ka theksuar se Elvis Roshi ishte kërcënuar edhe gjatë fushatës elektorale. Më poshtë letra:

Miq,

Një lajm i trishtuar na ka shokuar të gjithëve ne në PS. Natën e kaluar, gruaja shtatzënë e kryetarit të sapozgjedhur të Bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi, u rrëmbye në një qendër tregtare në Tiranë. Pasi është keqtrajtuar barbarisht nga rrëmbyesit, ajo është dërguar në një vend të panjohur, ku i kanë hequr fëmijën. Në orën 4 të mëngjesit, e mbuluar nga gjaku, znj. Roshi është lënë afër shtëpisë së saj në Kavajë (50 kilometra larg kreqytetit). Nuk ka ende ndonjë njoftim nga policia. Kavaja ka qenë zona elektorale ku është zgjedhur Berisha deputet për 20 vjet. Socialistët fituan në Kavajë për herë të parë më 8 maj, dhe kjo është konsideruar si fitorja më simbolike e zgjedhjeve. Gjatë fushatës elektorale, z.Roshi dhe shtabi i tij kanë marrë kërcënime për shkak të garimit të tij për postin e kreut të Bashkisë. Kreu i PS, Edi Rama, do të lëshojë një deklaratë shtypi pas një ore……Duke pasur parasysh rrethanat shumë të rënda të situatës në Kavajë, ky njoftim do të jetë i shkurtër dhe më tepër informacion politik do t’ju japim nesër.

Faleminderit
Erion

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama