Jane kryer shume pak studime mbi rremujen. Eksperti me i madh i ketij argumenti eshte Eric Abrahamson, dekan menaxhimi ne “Columbia Business School”, ne Nju Jork. Abrahamson ka kryer nje studim mbi 160 njujorkeze: dy ne tri veta ndihen fajtore, ose u vinte turp nga rremuja qe kishin krijuar dhe me shume se gjysma mendonin me te keqen per ata qe jane rremujaxhinj.
Paul Harris, dekan psikologjie ne nje universitet te Florides, u ka kerkuar studenteve te tij te shkruajne se si i imagjinonin pronaret e dy apartamenteve: njeri “i mbipopulluar nga gazetat, revistat dhe rrobat e palara”, ndersa tjetri “i lire, i paster, me revista dhe gazeta te sistemuara me shije”.
Studentet i kane percaktuar rremujaxhinjte si “te deshtuar, te paorganizuar, joefikase, te papergjegjshem, liberale, informale, impulsive, te dashur, te qete, dashnore te qejfit dhe me nje sens te mire humori”, ndersa njerezit e rregullt si “kompetente, te organizuar, efikase, te pergjegjshem, punetore, te qete, konservatore, te kujdesshem, formale, te disiplinuar, qe i bejne gjerat ne menyren e tyre, te rezervuar, te kthjellet dhe pa sens humori”. Nje vizion shume i shperndare, ne baze te se cilit qyteti i vogel i Bradford, per shembull, ka shkarkuar nga detyra shefin e policise lokale, sepse ishte rremujaxhi, nderkohe qe postat australiane rane nga kategoria dhe u gjobiten me 2300 dollare per nje nepunese e cila kishte refuzuar te hiqte nga tavolina e shkrimit nje fotografi personale.
Fatmiresisht nuk punonte ne postat australiane “Albert Ainshtain”: mbi tryezen e tij te punes ne “Institute for Advanced Study” ne Prinston, Nju Jork, ishte bere nje rremuje e vertete. Sigurisht qe efektshmeria e tij ne pune njihet nga te gjithe dhe ai eshte konsideruar si nje nga baballaret e shkences se rremujes se nevojshme: “Nese nje tryeze ne rremuje eshte shenje e nje mendjeje te parregullt, atehere per çfare nevojitet nje tavoline bosh?”, ka thene ai.
Ne fakt, rremuja dominon edhe ne boten akademike. Thuhet se kur tavolina e tij e shkrimit u be e paperdorshme, Robert Fogel, fitues i nje çmimi “Nobel” dhe dekan ne Universitetin e Çikagos, nuk pranoi te vinte nje tjeter perkrah, sepse do te kishte te njejtin fund.
Por kush i ka studiuar keto tryeza kaotike, pohon se rremuja qendron vetem ne syte e atij qe e shikon. Ne te vertete behet fjale per sisteme teper efikase te klasifikimit te perparesise, me te frytshmet dhe elastiket e nje skedari.
Disa persona kane strategji akoma me te rafinuara, si Leon Heppel, kerkues biomolekular ne Institutin Nderkombetar te Shendetit (SHBA) ne vitet ‘50. Per ta thjeshtuar jeten dhe shpejtuar kerkimin, mbulonte çdo shtrese te perkohshme me flete letre me ngjyre te murrme: mjaftonte te numeronte fletet qe te arrinte me nje saktesi ne kohe.
Edhe kjo strategji ka avantazhet e veta. Duke rremuar mes shtresave, ku fshihen shpesh lidhje krijuese, si ajo qe beri Heppel, duke i hasur njekohesisht ne dy letra qe kishin perfunduar ne “periudha gjeologjike” te ndryshme: nje e Earl Sutherland dhe tjetra e David Lipkin, te dy biokimiste ne SHBA. Duke i lexuar te dyja njeheresh, vuri re se te dy kishin te njejtin problem si drejtues kundershtare. Dhe keshtu i sugjeroi Sutherland te fitonte çmimin “Nobel” per filozofine ne vitin 1971, “per zbulimet e tij mbi mekanizmat e levizjes se hormoneve”. Nese te dyja letrat do te ishin te skeduara, nuk do te takoheshin kurre.
Kush ofrohet per te “riorganizuar” me pagese (ne SHBA rregulli eshte bere tashme nje biznes), nenkupton se ne dite shpenzon mesatarisht nje ore kohe ne kerkim te gjerave qe jane lene rremuje dhe qe mbi nje tavoline pune jane mesatarisht 37 ore pune per te nxituar. “Se nga ku vijne keto te dhena, nuk dihet. Te gjithe i perserisin, por burimi mbetet sekret”, shpjegon Abrahamson. Sondazhet e tij tregojne se kush thote se ka nje tavoline shkrimi “shume te rregullt”, kalon mesatarisht me shume kohe (+36%) per te kerkuar gjera ne krahasim me ate qe pohon se ka nje “tryeze mjaft te çrregullt”, per te mos folur per kohen e perdor nga “njerezit e rregullt” qe i arkivojne, sepse rregulli ka nje kosto.
Pra, rremuja eshte frytdhenese, madje dhe ne nje bote hiperteknologjike si ajo e studiuar nga Abigail Sellen dhe Richard Harper. Duke studiuar 10 organizata, 2 shkencetaret kane dale ne perfundimin se ekziston nje menyre e pagabueshme per te pare se kush punon. Mjafton t’u hedhesh nje sy tavolinave te shkrimit dhe koshave te letres: sigurisht ato te njerezve me punetore jane plot.