Imigracioni është një nga temat me të cilat është më lehtë të biesh në kurthin e streotipeve ,ato të frikës,që e paraqesin emigracionin si nj ë kërcënim dhe ato të përkundërta,që ushqehen nga një optimizëm i përgjithshëm,më shkruan Bota për emigracionin shqiptar në Itali në një mail.
Emigracioni shqiptar në shtetin fqinjë përtej detit ka marr një organizim më të mirë. Problemet e tyre po ndiqen edhe nga organizatat dhe vet mediat që ata kanë ngrehur me financat e tyre për të mbajtur gjallë gjuhen,kulturën shqipe duke e bërë atë prezent..Por unë kam takuar edhe botuesin e një gazetë që e nxjerr në gjuhën shqipe dhe italiane të gjithën me financat e tij.
Një gazetë emigrantësh që udhëton në 10 shtete
Le të bëjmë një copëz prezantimi:”Rrënjët” është gazeta e emigrantëve shqiptar, botohet në Romë,Itali.Ky periodik( le radici-giornale indipendete) ka në thelb këtë aksiomë,që na e zbulon vetë Direttore editoriale Hasan Aliaj:”Të zbulosh rrënjët e trungut gjenetik patjetër duhet të jesh i paisur me dituri e kurajo,të cilat ne shqiptarëve nuk na mungojnë.Yjet shprehet Hasani, nuk e kanë për turp të duken xixëllonja,por dhe xixëllonja e kanë për nder të duken si yjet”.Periodiku italo-albanese ka gjetur një shpërndarje ndër 10 shtete të dy kontinetëve( distribucion gratuita in) ose më shkoqur në Albania, Australia, Belgio, Canada, Germania ,Francia ,Italia, Stati Unit e Svizzera,lexohet në kokën e saj,vendet drejt të cilat udhëton në të gjithë stinët periodiku dy gjuhësh,por më shumë shqip folës .Është periodik shëtitës, që ka goxha ”gjeografi”shpërndarje në zonat ku gjenden emigracioni ynë nga përtej Adriatikut deri në skajin e largët të Amerikës Veriore.
Botuesi një emigrant që shpenzon financat e tij për “Rrënjët”
Botuesit të saj,pra atij emigrantit trupvogël por mëndje zgjuar H. Aliaj i ka lindur jo fare rastësisht ideja se një periodik në gjuhën shqipe me shpërndarje aktuale në 10 shtetet ku është i përqendruar emigracioni ynë do të merte një ditë Perëndie, udhëtimin,por i ngjizur nga frymëzimi për të hedhur në kompjuterin personal fletët e parë të Rrënjëve.”Nga na vjen o trim?Vijë prej Shqipërie ,nuk është më një mësim i haruar por një mesazh që dëfton se shqiptarët e kanë ruajtur atë pasionin e tyre të fshehur për letrat shqipe,shumë gazeta online, radio,media tv etj, gjithandej lëvrijnë, kanë duart e begata të shqiptarëve që i nxjerrin,por që gjithsesi për pak të gjithë na u bënë poet e shkrimtarë,rast unik që mundej të zinte vend në Ginës, një popull shkrimtar.
Por, ndryshon historia me Hasanin dhe të tjerë krijues në emigracion meriton një vëmendje .Arsyet janë gati të thjeshta,iku ai në kohë ikjet e vitit ’91 nga deti i Vlorës me anijet përmes detit nuk e ka zbehur talentin,përkundrazi ai i “fjeturi” tashmë është zgjuar më tepër,ndoshta sepse shikon një komb fqinjë rreth 70 km larg vendit tënd, që është ndër 7 më të industrializuarit ,por që ka ecur vrullshëm ,ndërsa atje në cepin tjetër vendi i tij po lufton çdo ditë për bukën e gojës. Andej nga erdhën,për tu ngulur në tokën me” formën e çizmes” lanë pas jo pak traditë,kulturë dhe një histori që atje njihet fare pak ose aspak,ata mbajnë mend muret e hershme të qyteteve ilire,kështjella dhe gjurmë të tjera ,që rrinë e presin dikush ti zbulojë për ti nxjerr në dritën e diellit,siç kanë bërë fqinjët në një Evropë, që po formësohet çdo ditë me identitete të ndryshme. Rreth 5 vite më parë H .Aliaj,ikur me anije që kishte “observuar’ më parë përvojën investigative në gazetat italiane “Osservatiore Romana”,”Unit”, e “Casteli Romani” si korispodent i saj, i ishte mbushur mëndja se do të bënte një gazetë, që të fliste në gjuhën e nënës shqip .Qëllimin botuesi e kishte të lexuar qartësisht ndër sy. Një periodik historik e kulturor.
Dhe “Rrënjët” erdhi u brumos nën vlagën poetike të dhjetëra shqiptarëve përtej Adriatikut,së pari,që nga dita në ditë e rriti vizionin e saj duke afruar lexuesit e shumtë, që ishin emigrantët shqiptarë në tokën e çizmes, që krahas shtypit në gjuhën e vendit ku jetojnë gjenin në këto kioska edhe periodikun shqiptar, domosdo që vinte erë Shqipërie në shitoret e shtypit italian. U bë i dashur shprehet botuesi Aliaj se nxirrej në dy gjuhë shqip dhe italisht .Sigurisht, që emigrantët shqiptar e përthithën sepse kishin një favor më tepër,ajo jepej falas dhe ishte e tëra me lajmet nga trevat e vendit .Mirëpo,ajo që përmban brenda lajmin është interesi i mjaft italianëve kurioz , që edhe ata e kërkonin periodikun shqiptar për një mijë e një arsye .Mbas 9 viteve udhëtim duke lënë pas krahëve vështirësi sepse është gazetë, që bëhet dhe u jepet falas emigrantëve ,ai tashmë është një vlerë,që ka krijuar identitetin e vet në shërbim të historisë së kombit.
“Rrënjët” si një lajmëtar i bardhë
Në të 12 faqet e “Rrënjët” është një udhëtim i bukur përtej detit tonë në botë,ku gjenden të larguar mijëra emigrantë shqiptarë,që me këtë periodik i lidh atdheu,dashuria,ndenja malli i përvëluar. Lajmet se “C’bëhet andej nga Albania” “C’ thonë gjitonia …, etj habere nga vendi,ata arrijnë ti marrin nga mediat, që përhapin në eter 24 orë,por edhe nëpërmjet internetit,një mjet që po afron komunikimin,ndër skajet më të larguara .Edhe periodiku “Rrënjët” ka tash 5 vite, që si dallëndyshet çdo dy muaj vazhdon të fluturoj në rrugën e saj me avionët e linjës ndër 10 vendet e dy kontinenteve ku gjendet emigracioni ynë dhe kjo është një punë kurajoze e një njeriu të mirë,Hasan Aliaj duke derdhur nga buxheti i tij emigranti të ardhurat, që i ka fituar më punë të rënda krahu, që të shfaqet nën dritën e diellit ”Rrënjët”,që janë pjesë e tokës tonë,duke derdhur financat për tipografinë Grottaferrata, Romë por një pjesë të shpenzimeve atij ia “ha” distribucioni i gazetës, për rrugën e saj drejt emigrantëve shqiptarë.
Ashtu siç vijnë këngët edhe atje larg “Rrënjët” vjen si një lajmëtar pa ju stepur motit të trazuar,as kohëve furtunë,por rrugëton me një shpresë të mërijë tek ata ,si një kënga e tyre “O bijë ku jeni tani .O nënë diku larg dhe sa mall o nënë… ,në xhep pantallona,shpesh herë mbaja lule/e njëra prej tyre për çudi,mëriti këtu në Itali/lulen e tokës sime e mbajta si kujtim,si shok të jetës në mërgim,i ruaj petalet në sirtar,kërcellin me gonxhen në murr i mbaj,mbrëmjeve emigrante petalet numëroi me ngadalë,njerëzit e zemrës,i kujtoj me mall me dorën e lodhur,i përkëdhel ngadalë,si thinjat e nënës,që kujtoj me mall….
Nr 4 vitit 2011-Drejtor Hasan Alia
Cesare in Acroceraunia luoghi e trace- Nga: NERITAN CEKA
Istituto Archeologico Albanese
- Sqepi i Skënderbeut- Nga: Ben Andoni
-Troia - Butrinto – Roma- Di: Maria Teresa Carnevali
Grottaferrata
Në gjurmët e lashtësis të dialektit Dibran- Nga: Dr. Selman Meziu
- Si Njeriu tek Njeriu
- Kur flet Dodona- Nga Namik Selmani, Tirane
Parqet Arkeologjike- Intervistoi: Zenepe Luka
- Gli Illiri e Napoleone Bonaparte-
-MITJA GUŠTIN
Università di Koper-Capodistria
- L’Isola di Cotilia e i Pelasgi- Di Donatella Cerulli
- Regjizor i famshëm rumun me prejardhje shqiptare nga Baki Ymeri
- Kur drithmat e ‘klimës’ prodhojnë semantikë- Nga Fatmir Terziu
- Komploti kundër shqiptarëve, fillon të lexohet me Përkrenaren e Skënderbeut
Di Eva Brinja
Studiosa di Etnocultura
- Në sinkron me natyrën-Fatmir Terziu
- Shqiptarët, ideatorëtë konfederatës së parë Evropiane- Nga Alban DACI
- Aleksandri i madh i maqedonisë – LEKA- Nga: Shefki Ollomani
-Moj shqiptarka kembelehte
Romancë franceze e vitit 1833- Nga Fota q Andrea , France
-Historia është refleksi evolucionittë idesë
Nga Nebi Agolli, Rome
- Ndriçuesi i Antikitetit shqiptar- Nga Dr.Laurant BICA
- Aferdita tempulli i saj kulti dhe simboli
GËZIM LLOJDIA
Anetar i Akademise Evropiane te arteve
L’Albania e la Terra d’Otranto nel Medioevo- di PAUL ARTHUR
Dipartimento di Beni Culturali Università di Lecce
- Poezi
Alfons Grishaj
Janaq Pani
Sokrat Habilaj
Orhan Veli
Shpresa Vranari
Teodor Keko
Sabile Keçmezi-Basha
Keze Kozeta Zylo
- Poetët me shenjë- Ese nga PIRRO LOLI
- Një krismë në sallën e gjyqit-nga Luan Cipi
- Moisiu & Rafaeli- nga Petraq J Pali
Kënga e Geraldinës- Nga Andrea Llukani, Tiranë
- Refuzimi i shkrimit, libri i fundit i MoikomZeqos,nga Fatos Tarifa
- N.Clayer nuk bën shkencë, por aggression për eliminim të kombit shqiptar- Nga Kastriot Myftaraj
--George Washingtoni meprejardhje shqiptare- John McCallum/Reuters
- Liria dhe hekurat- nga Reshat Kripa
- Një vizitë e papritur-Gjergj Kastrioti tek Pavli i Dytë Dhjetor 1466
- Kisha katolike shqiptare në Dardaniqë në shekullin e parë pas Krishtit- nga Paul Tedeschini
-Një zë që nuk duhet të shuhet- Nga Fuat Memeli
- 90 vjetori i botimit e gjen të mbyllur revistën “Bujqësia shqiptare”
- Mustaka në shërbim tëhistorisë së arumunëve- nga Stefan KUME
-Intervistë me zonjën “Revista Bujqësia Shqiptare” (Me rastin e 90 vjetorit të lindjes së saj)
Prof.Ass.Dr.E nver Isufi Drejtor i Institutit të Bujqësisë Biologjike, Durrës
- Mustaka në shërbim tëhistorisë së arumunëve- nga Stefan KUME
-Intervistë me zonjën “Revista Bujqësia Shqiptare” (Me rastin e 90 vjetorit të lindjes së saj)
Prof.Ass.Dr.E nver Isufi Drejtor i Institutit të Bujqësisë Biologjike, Durrës