Rreth 200 shqiptare kapen nga policia franceze kalonin ilegalisht nga Franca ne Britani

Rreth 200 shqiptare kapen nga policia franceze, kalonin ilegalisht nga Franca ne Britani

Rreth 200 shqiptarë pa dokumente që kishin për synim depërtimin në mënyrë ilegale nga Franca në Britaninë e Madhe, kapen nga policia franceze. Policia ka arrestuar edhe 12 persona të tjerë të implikuar në këtë ngjarje, ku ndodheshin emigrantë nga Shqipëria dhe nga Kosova. Kontrabandistët merrnin 7 deri në 10 mijë euro për person. Madje, një familje shqiptare me 4 fëmijë ka paguar 15 mijë euro për të kaluar nga Franca drejt Britanisë së Madhe.

Në krye të këtij rrjeti kriminelësh ishte një kosovar, i cili u arrestua në Saint–Malo, pas të cilit qëndronte një bandë prej 12 personash, duke përfshirë marinarë dhe peshkatarë nga Côtes-d’Armor, gjithashtu edhe një shef të ndërmarrjes Lamballe (Côtes-d’Armor), i cili po ashtu është arrestuar për kontrabandë në Saint-Brieuc, thuhet në një njoftim nga autoritetet franceze.

“Kjo bandë trafikantësh kishte ndihmuar emigrantët pa dokumente që të shkojnë në Angli, prej të cilëve ishte marrë një shumë e madhe parash. Katër persona janë akuzuar në Rennes për “të ndihmuar bandën e organizuar dhe pjesëmarrjen në një konspiracion,” deklarohet nga Prokuroria e Shtetit. Ditën e martë u arrestua një kontrabandist, ndërsa tre persona të tjerë, do të paraqiten para një gjykate të premten e ardhshme.  Sipas dëshmive paraprake të mbledhura nga hetuesit, janë identifikuar të paktën 14 udhëtime të bëra gjatë një periudhe 18-mujore, nga të cilat janë me mijëra euro nga klandestinët.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama