Rreth cdo ylli ka te pakten nje planet

Rreth cdo ylli ka te pakten nje planet
Çdo yll që xixëllon në qiell ka të paktën një planet që rrotullohet rreth tij – tregon një studim i ri. Kjo do të thotë se në galaksinë tonë ka afërsisht 10 miliard planete sa madhësia e Tokës. Të dhënat janë publikuar në takimin e 219-të të Shkencave Astronomike Amerikane. Lentet e vogla gravicionale janë përdorur si metodë për vrojtimin e dritës së yjeve.

“Në 15 vitet e fundit ne kemi numëruar brenda sistemit tonë diellor nga zero deri në 700, por ne besojmë se ekzistojnë qindra miliard vetëm në Rrugën e Qumështit”, tha studiuesi Martin Dominik nga universiteti Andreus, në Britani.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama