Rreth pulsit per... 24 ore

Rreth pulsit për... 24 orë
Keni synuar përherë byzylykë, të lehtë, të hollë, sa më finë? Tani duhet ta ndërroni drejtim. Edhe në ato raste kur visheni për darka të rëndësishme dhe fustani është elegant, duart duhet të jenë të rënduara.

Jo më me një byzylyk të hollë pe, prej materiali të çmuar që mezi duket, por me bizhuteri që të dallojnë që për së largu.

Dru, metal, lëkurë. Tek materialet nuk duhet të kufizoheni. Sepse shkojnë me të gjitha: me tylet transparente, me mëndafshin e hollë, me basmat me lule e ornamente. Ndjejini duart! Bëjini të bukura!

 Nga : Revista Jeta

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama