Rrethrrotullimi te Dogana do ndryshoje faqe!

Rrethrrotullimi te Dogana do ndryshoje faqe!
Bashkia e Tiranës paraqet projektin për shtimin e korsive djathtas, ndërtimin e trotuarëve, rritjen e sigurisë së kalimit të këmbësorëve, duke ndërtuar kangjellat mbrojtëse, sinjalistikë vertikale etj. Derisa të arrijë në një zgjidhje më të mirë, Bashkia e Tiranës, duke filluar nga dita e premte, do të nisë punën për të realizuar një zgjidhje afatshkurtër dhe efikase të Rrethrrotullimit të Doganës në Tiranë.  Vendin ku hyjnë apo dalin rreth 25 000 mjete në ditë ndërmjet Durrësit dhe Tiranës.  Por që vuan  nga bllokime të shpeshta të trafikut, si pasojë e shtimit të fluksit të mjeteve, gjeometrisë jo funksionale, si dhe ndalesave pa kriter të mjeteve, në brendësi të tij.

Me risistemimin e korsive të këtij rrethrrotullimi. Kjo ndërhyrje konsiston në shtimin e korsive djathtas, me gjerësi 5 metra, ndërtimin e trotuarëve me gjerësi 3 metra, si dhe rritjen e sigurisë së kalimit të këmbësorëve, duke ndërtuar kangjellat mbrojtëse dhe për disiplinimin e tyre në kalimet në vijat e bardha. Gjithashtu, do të pajiset me sinjalistikë vertikale, horizontale dhe informuese, si në brendësi të tij, ashtu edhe jashtë rrethrrotullimit. Do të ndalohet qëndrimi i të gjithë mjeteve, 150 metra në çdo drejtim hyrës-dalës, dhe përpunimi i çdo pasagjeri nga çdo mjet, 100 metra nga diametri i jashtëm.

Këto ka bërë të ditur sot drejtoresha e Transportit dhe Lëvizshmërisë në Bashkinë e Tiranës, znj. Nereida Hoxha.

“Bashkia e Tiranës është e vendosur të ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm, me qëllim përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve. Ndër këto hapa është edhe  ndërhyrja emergjente, në rrethrrotullimin

Me këto ndërhyrje synojmë të lehtësojmë trafikun, ulim kostot e transportit, duke shkurtuar kohën e udhëtimit, duke reduktuar nivelin e ndotjes në qytet. Me këto punime, skema e qarkullimit nuk do të ndryshojë, sepse pjesa më e madhe e tyre do të kryhet jashtë orëve të pikut si dhe gjatë natës. Gjatë gjithë kohëzgjatjes së punimeve, që do të jetë 45 ditë, do të jetë e pranishme Policia Rrugore dhe ajo Bashkiake, të cilat do të ndihmojnë dhe asistojnë përdoruesit e këtij rrethrrotullimi.”, tha Hoxha përpara mediave.          /M.A./

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama