Rrezikon jeten nese...

Rrezikon jeten nese...
Dy kristiane ne Algjeri u denuan se nuk respektuan Ramazanin dhe konsumuan ushqim ne oret e agjerimit.

Ne Iran eshte e paligjshme muzika 'rock'. Ne maj, ne Teheran 80 te rinj u arrestuan pasi policia i kapi ne flagrance ndersa po luanin muzike te kesaj rryme.

Ne Arabi ndalohet te puthesh ne publik. Nje djale ne Riad ne 10 qershor u denua me kater muaj burg pasi u filmua nga kamerat e nje qendre tregtare, ndersa puthte nje grua.

Ne Somali, burrat duhet patjeter qe te mbajne mjeker, ndersa ata qe refuzojne u rrezikohet jeta.

Ndersa ne Sudan nje grua u shpall fajtore per shkak te veshjes se saj dhe u ndeshkua me gjobe se kishte veshur nje pale xhinse. Ajo u denua edhe me 40 goditje me kamzhik, por u fal nga autoritetet.

Ne Katar kush ecen ne rruge duke pire alkool gjobitet, ndersa ai qe drejton makinen pasi konsumuar nje pije arrestohet dhe cohet ne burg.

Ne Pakistan kush prek Kur'anin me duar te pista denohet me 25 vjet burg dhe kjo i ka ndodhur nje cifti se fundmi.

Por vec ketyre rregullave qe per Perendimin duken te cuditshme, ka edhe disa kode etike te kendshme per t'u respektuar ne vende te tjera me te zhvilluara.

Keshtu p.sh ne Japoni nuk duhet te refuzosh kurre kafene qe ta ofrojne, kurse ne Kine eshte fyese te kerkosh bileten e vizites neper xhepa, pasi duhet ta mbash ate me miresjellje ne duar.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama