Rrezikon mbylljen Muzeu Arkeologjik i Korces

Rrezikon mbylljen Muzeu Arkeologjik i Korces

Muzeu Arkeologjik i Korçës rrezikon mbylljen. Ministria e Kulturës nuk ka paguar qiranë që nga tetori i vitit të kaluar.  15 mijë objekte historike të krahinave të Korçës ruhen në këtë muze. Ato datojnë që nga prehistoria dhe qëndrojnë atje që nga viti 1985.  Ngërçi me muzeun arkeologjik ka nisur vite më parë, kur njëra prej ndërtesave të tij, iu kthye pronarëve, ndërsa ndërtesa tjetër, ku janë të ekspozuara objektet, kaloi në pronësi shtetërore.

Dypronësia e ndërtesave, që ndodhen në të njëjtin oborr, të cilat konsiderohen pjesë integrale të njëra-tjetrës, ka sjellë jo pak vështirësi në funksionimin e këtij institucioni ndër vite. Sot, kur Instituti i Arkeologjisë, që ka në administrim ndërtesën ku ndodhet fondi dhe laboratori i restaurimit, e ka të pamundur të shlyejë detyrimet ndaj pronarëve, prandaj vihet në diskutim vijimësia e tij.  Përveç ekspozimit të objekteve të gjetura në vendbanimet e rajonit të Korçës, prej 20 vitesh muzeu është kthyer në një qendër të rëndësishme kërkimore dhe shkencore të arkeologëve të huaj. 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama