Rrezikon ti hiqet patenta I jep makines shume ngadale

Rrezikon ti hiqet patenta: I jep makinës shumë ngadalë

Një shofere angleze rrezikon të humbasë patentën pasi ecte në autostradë duke u "zvarritur" me 15 kilometër në orë. Patrulla e policisë e habitur për shpejtësinë minimale të automjetit, ka ndaluar gruan pasi ka vënë re që vazhdonte të shtypte frenat.

Pasi kanë bllokuar automjetin dhe i kanë bërë pyetje zonjës e cila është përgjigjur se pse ecte më atë shpejtësi. "Kam frikë – i ka thënë agjentit – nuk ndjehem mirë kur eci në autostradë". Pyetje pas pyetjeje policët zbuluan që gruaja kishte një "frikë patologjike kur ngiste makinën".

Prej tre vjetësh, me sa duket me pak rezultate, gruaja i nënshtrohet një terapie, me tentativën për të kaluar tmerrin që e kap kur prek timonin. Për këtë arsye gruaja është denoncuar për "ngarje të rrezikshme" të makinës. Një gjykatës ka ekzaminuar rrastin dhe ka kërkuar një seancë tjetër dëgjimore.

"Uroj- ka thënë gjykatësi i shoferes- që herën tjetër që do të shihemi do të vijë në gjykatë e shoqëruar nga dikush, dhe nuk do jetë e vetme, ndërsa nget makinën.

 
Marre nga : Gazeta Shekulli


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama