Rrezimi i avionit Boeing ne Ukraine Raporti U qellua nga jashte disa here

Rrezimi i avionit Boeing ne Ukraine Raporti: U qellua nga jashte disa here

Rreth 2 muaj pas rrëzimit të avionit në Ukrainën lindore hetimet e ekspertëve holandezë kanë dalë në përfundimin që avioni Malaysia Airlines Boeing 777 nuk ka patur asnjë defekt teknik, emergjencë apo gabim nga ana e pilotit, duke theksuar një ‘goditje nga jashtë’ si të vetmen mundësi që ka çuar në rrëzimin e avionit.

Ekspertët thanë se avioni është shkatërruar pasi është goditur nga “objekte të shumta” që shpuan aeroplanin me shpejtësi të madhe teksa fluturonte nga Kuala Lampur mbi Ukrainën Lindore.

Raporti i dhënë nga Bordi i Sigurisë holandeze shtoi se nuk kanë gjetur asnjë provë për gabim teknik apo njerëzor. Malaysia Airlines Boeing 777 u rrëzua në Donetsk më 17 korrik duke lënë të vdekur 298 personat që ishin në bord.
 
Edhe pse ky nuk është raporti përfundimtar, gjetjet janë të rëndësishme, pasi është hetimi i parë i krye, ndërsa një hetim i veçantë penal është duke u kryer në Hagë. Raporti ka rëndësi pasi nuk i atribuon fajin apo përgjegjësinë për rrëzimin asnjërës palë, duke kryer një hetim të pavarur që përjashton shkaqet e brendshme në lidhje me tragjedinë e ndodhur.

Ekspertë nga Britania e Madhe, Gjermania, Australia, Malajzia SHBA, Ukraina dhe Rusia janë angazhuar në zgjidhjen e këtij rasti. Sipas Bordit të Sigurisë raporti i plotë pritet të botohet brenda një viti.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama