Ekspertët thonë se sensorët e aeroplanit mund të jetë mbuluar me akull ose që një humbje e presionit në kabinë mund të ketë ndikuar tek ekuipazhi që të humbiste kontrollin e mjetit. Ekspertët e aviacionit janë përqëndruar në mundësinë që sensorët kyç në avionin Airbus A320 të Germanwings mund të jenë mbuluar me akull në lartësi, duke shkaktuar rënien e shpejtë të avionit.
Teoria vijon duke thënë se ekuipazhi mund të ishte bërë i paaftë për të vepruar nga një humbje e papritur e presionit. Edhe pse do të marrë kohë për të përcaktuar saktësisht se çfarë shkaktoi rrëzimin e Airbus, duket se ngjan me një incident që përfshiu një Airbus A321, i Lufthansa-s në nëntorin e kaluar. Kjo çoi që Agjencia e Sigurisë së Aviacionit Evropian të lëshonte një urdhëresë urgjente që përcakton se çfarë duhet bërë kur sensorët ngrijnë.
Në atë rast avioni ra 1.000 metra në minutë dhe ekuipazhi e rifitoi kontrollin e avionit vetëm kur ata fikën kompjuterët në bord. Të tillë avionë, në vend të mbështetjes në sisteme hidraulike, puna më e madhe kryhet nga kompjuteri në bord. Ata janë konsideruar më të sigurt dhe gjithashtu e bëjnë aeroplanin të lehtë, më të lehta për ta manovruar dhe zvogëlojnë ngarkesën e punës së pilotit.
Por ekspertët vunë në dukje se një defekt në sensorë që furnizojnë informacion në kompjuter mund të shkaktojnë probleme serioze. Bob Mann, një konsulent amerikan i aviacionit, konfirmoi problemet që sensorët mund të krijojnë. Sipas tij teksa mendoni se kompjuteri mund të tregojë se rruga e avionit është duke u kontrolluar prej tij, avioni papritur mund të humbë kontrollin.
“Pa dashur të spekuloj, por në qoftë se është e vërtetë se ekuipazhi nuk bëri asnjë përpjekje për të thirrur në radio, ata mund të jenë ndjerë papritmas të paaftë”, tha ai. Mann shton se në këtë rast mungesa e oksigjenit nuk mund të përjashtohet, “si në aksidentin e Helios Airways pranë Athinës në vitin 2005″.
“Pa oksigjen, ju bie të fikët shumë shpejt…”, vijoi ai. Ngrirja e sensorëve, që solli rrëzimin e papritur të avionit, mbetet një “teori bindëse” për rrëzimin e AirAsia mbi Detin Java pas Krishtlindjeve, ku avioni ishte po ashtu një Airbus A320, tha ai.