Nuk e njihja atehere rrezen e diellit deri ne thelb. Shpesh mendoja se ajo ishte nje cope e vetme, e trashe si mendafsh me nje plotesi transparente qe kur me mbulonte me ngrohte pa e ndjere une peshen e saj.
Nuk kishte qene ashtu!
Ne fakt nje dite vendosa ta pres diellin zgjuar ne plazh. E prita rrezen e embel te me perkedhelte fytyren e te me perthante vesen ne trup. Pastaj ia ndieva ngrohtesine mes avujsh qe i perpinte hapesira rreth meje (megjithese kurre s'e kam ditur ku i shpie). Dalengadale rrezja me ngrohu. Me ngrohu ashtu si desha une, bute e embel. Kaluan disa ore loje mes meje, rrezes dhe reres dhe une u dashurova pas kesaj lojecakeje ashtu sic ajo u dashurua pas meje. Me deshi fort e me pasion te thelle sepse u be akoma me e nxehte...
... Eshte i cuditshem pasioni. Sa pak e ndan ate nga zjarri! Madje nganjehere dhe ai ndryshim i vogel, sa nje fije floku, zhduket...
... Keshtu rrezja m'u ngjit ne trup e fillimisht me thau buzen me puthjen e saj te nxehte, pastaj filloi te pinte margaritaret qe kishin sterpikur trupin tim. Mendova se bente shaka, se do te ndalej nje cast. Ndaj i fola bute... Mirepo ajo nuk e kuptoi... ose ndoshta beri si ata burrat qe mendojne se "jo"-ja e nje gruaje eshte nje "po" e fshehur. Keshtu qe m'u ngul ne trup me nje dhune te papare. Rrezja e vogel dhe e brishte me percelloi lekuren gati foshnjore qe me kane veshur qe kur erdha ne bote. Per nje cast edhe une u bera qenie zjarri. Mirepo nese zjarri dhe rrezja jane nje gje e vetme, njeriu dhe zjarri duhet te rrine larg. Keshtu ka qene qe nga fillimi i kohes. E loja e rrezes sime qe bere e rrezikshme. U ngrita, pra, me vrap ndersa ndjeja nen kembe gjurmet e rrezes qe me pervelonin shputat. Ajo me ndiqte, me paraprinte... ishte me mua, para dhe pas meje... Ishte gjithe andej... Obsesioni i saj sa vinte e behej me akut ndersa une atehere per here te pare u tremba... Atehere fillova te humb qartesine dhe vrapi im u be akoma me frenetik. Ishte nje vrap i cmendur...si ai i prese se nje tigri qe perpiqet t'i shpetoje ketij me te gjitha forcat. Floket e mia te shprishura perziheshin me reren qe ngrinin hapat e mi dhe ne buze kisha shijen e djerses qe me rridhte ne faqe.
Me te mberritur ne shtepi, mbylla deren dhe kanatet e renda te dritareve. Rrezja ime e vogel nuk do te hynte me aty. Rrezja ime e vogel...rrezja e diellit... me kishte humbur... pergjithmone...