Një tragjedi ajrore është shënuar ditën e sotme në Francë. Avioni i fluturimit A320 me 148 njerëz në bord mësohet se është rrëzuar në zonën e Alpeve, në juglindje të Francës.
Autoritetet franceze konfirmuan se avioni “Germanwings” ishte duke fluturuar nga Barcelona në Gjermani, në qytetin Dusseldorf, kur u zhduk nga radari. Në avionin e fluturimit A320 ndodhen 142 pasagjerë, dy pilotë dhe katër kujdestarë. Shërbimet e emergjencës po shkojnë në vendngjarje.