Dihet se Venecia është një qytet i ndërtuar mbi ujë, por niveli i rritjes së ujit edhe nga shirat e vjeshtës e këtij viti është rritur duke kaluar normat. Uji në qytetin italian ka arritur në lartësinë e 1 metra e gjysëm, shifër kjo që është përjetuar njëherë nga venecianët 2 shekuj më parë, bëhet fjalë për vitin 1872. Kurse rekordi më i madh që kërcënoi seriozisht Venecian ka qënë ai në vitin 1966, kur niveli i ujit arriti në 194 cm, ose rreth 2 metrave.
BalkanWeb