Rritet varesia nga bota digitale

Rritet varësia nga bota digitale
Dita e sotme ishte e mirë për Herbert V.-në. Fillimisht ai bleu albumin e ri të grupit muzikor të zemrës, pastaj zbrazi në bisedë me një shok problemet e punës dhe në fund fitoi tri lojë pokeri. Kleçka qëndron tek fakti që të gjitha këto u kryen online. Dyseldorfasi është i sëmurë pas internetit. Për të gjithçka është e lidhur me botën artificiale të internetit.

'Pas pune nxitoj zakonisht për në shtëpi për tu futur në internet dhe atje kaloj pa frikë gjashtë orë dhe natyrisht që mëngjesit tjetër jam i këputur dhe mezi shkoj në punë. Por pothuajse çdo ditë kjo punë është.'

Para gjashtë muajsh e ka lënë e shoqja. Ngushëllimin Herbert e gjen në internet. Që atëherë elektriçisti shkon me vonesë në punë, atje nuk është i angazhuar dhe nuk flet me njeri. Të lodhur, me humor të keq dhe të shpërqendruar - vetëm kështu e njohinm ndërkohë kolegët Herbert V.-në. Për Verner Hybner-in e Shoqatës për Psikoterapi Shkencore ky është një shembull tipik për prirje të sëmurë për internet.

'Është vërtet kështu që të gjitha shenjat e njohura për prirje të sëmura mund të përdoren edhe në rastin e këtij mjeti jometrial. Kjo do të thotë që ka diçka të tillë si paaftësia për të pushuar së bëri diçka. Janë mendimet që me tu zgjuar në mëngjes mendon: Ku ka një kompjuter? Ai kthehet në një shok për mua, atje janë kontaktet e mia sociale dhe për këtë gëzohem. Ajo që krijohet është një botë paralele dhe ajo kërkon gjithmonë e më shumë hapësirë në kurriz të botës reale.'

Shkëputja nga prirja e sëmurë për internet nuk është e thjeshtë, pasi e sotmja nuk mund të përfytyrohet pa kompjutera. Transaksione bankare, kërkimi i orareve të trenave, mbushja e formularëve - shumë gjëra kryhen në internet. Megjithatë, me disiplinë dhe me rregulla të rrepta sjelljeje gjatë surfimit mund të vihet nën kontroll edhe kjo prirje.

Nadja Baeva  (DW)

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama