Rrobat e banjes dhe aksesoret

Rrobat e banjes dhe aksesoret
Nga rrobat e banjes te çantat dhe aksesoret e tjere. Per te gjithe ata qe nuk kane shkuar ende me pushime, ja disa keshilla te vogla per te bere zgjedhjen e duhur.

Ja si te terheqim vemendjen ne plazh

Bikini, trikini apo kostum i plote? Premisat jane per argetim te pafundme te kesaj vere duke qene se propozimet qe na vijne nga shtepite me te medha te modes jane te shumta. Ka per te gjitha llojet dhe per te gjithe trupat. Sigurisht qe bikini vazhdon te rezistoje, por fantazia e stilisteve ka imagjinuar edhe pjese te tjera me te cilat ato mund te kombinohen si pantallona te shkurtra apo minifunde. Shume ne mode jane edhe trikinit ose rrobat e banjes me tri pjese permes te cilave mund te mbulosh defektet, sidomos ato ne pjesen e barkut. Ngjyrat sigurisht shume te ndezura. Perveç te zezes qe nuk del nga moda asnjehere sidomos per vajzat e reja mund te permendim lejlane, te verdhen dhe jeshilen, blu, e bardhe dhe kafja. Pastaj per ato te fiksuarat pas modes, me shume se bikini mund te perdoret mikro-kini, te reduktuara ne pjese te vogla qe mbulojne vetem vendet intime. Ngjyra verore dhe te forta. Por moda nuk qendron vetem te rrobat e banjes. Ne çdo sezon te ri, edhe shume aksesore bejne vertet tendence ne plazh. Mbi te gjitha çantat, vathet dhe byzylyket. Gjithmone ne kombinim me rrobat e banjes dhe me madhesi qe e kalojne te paimagjinueshmen.

Rrobat e banjes trup, shume ne mode

Kete vere, ne paraden e plazhit kane ndryshuar shume gjera. Kostumi i banjes trup eshte dizajnuar per te mbuluar nje pjese te mire te "tipareve" femerore. Tashme ka ardhur momenti i proves se veshtire ne plazh. Sipas opinioneve te stilisteve, por edhe te bleresve, truporet jane zgjidhja e duhur per te mbuluar defektet e trupit, por edhe ndonje kile te tepert qe eshte vene gjate stines se dimrit. Megjithate, jo te gjitha vajzat jane dakord me tendencen e re, ndaj eshte e veshtire te thuhet se kush do ta fitoje kete "lufte", truporet apo bikinit. Per momentin, beteja mes dy tendencave duket se do te perfundoje me barazim. Gjithsesi, ata qe mund t‘u vijne ne ndihme vajzave jane stilistet. Padyshim qe gjykimi i tyre vlen shume, apo jo? 
"Kostumi me i mire i banjes eshte ai me te cilin t‘i ndihesh me rehat. Nuk eshte dekolteja ajo qe te zbukuron. eshte me mire te mbeshteteni te perfeksioni i detajeve dhe perzierja e bukur e ngjyrave. Duhet te kemi parasysh qe plazhi nuk eshte palester", tregon stilistja Miuccia Prada. Mes risive te vitit 2010, stilistet tregojne edhe bikini qe ngjasojne me ato te viteve ‘60, si ato qe vishte dikur aktorja bukuroshe, Brizhit Bardot. Pra, kete vere ajo i keshillon vajzat te jene pak me te mbuluara se vitet e tjera. Ndersa, per sa u perket rroba te ndara te banjes, shume te preferuara nga modelet e pasarelave, stilistet thone: "eshte e vertete qe jane mjaft joshese. Gjithsesi, jane me te pershtatshme per nje koreografi sfilatash, sesa per nje dite te zakonshme ne plazh".

Eleganca ne maksimum

Zakonisht, ne imagjinaten tone truporet jane thuajse nje veshje skene, te cilat jemi mesuar t‘ua shohim aktoreve te medha, si Grace Kelly ne filmin "Ne ndjekje te hajdutit", bukuroshes Ava Gardner dhe Rita Hayworth, ikonat absolute te feminilitetit. Gjithashtu, edhe Doris Day, por edhe nenave e tezeve tona. Ne ndryshim nga sot, ku rrobat e banjes trup vishen per te mbuluar ndonje defekt te dukshem, Esther Williams i perdorte si rroba pune, kur bente stervitje apo ushtrime noti. Ajo qe e lançoi e para kostumin e banjes trup ishte nje atlete, notarja skandaloze australiane, Annette Kellermann. Ishte viti 1906, kur Annette u paraqit ne nje gare noti ne Shtetet e Bashkuara me nje kostum banje, ku kofshet ishin teresisht te zbuluara, ne menyre qe te rreshqisnin me mire ne uje. Per kete arsye (qe kishte dale me kofshe te zbuluara), ajo u arrestua, u gjobit dhe u perjashtua nga gara.

Aksesoret per mbremjet pas plazhit

Gjate ketij sezoni, permasat e çantave jane gjigante, pak a shume me modelin e valixheve, me lekura me dizajno dhe mbyllje metalike, lekure pitoni apo krokodili: jane vertet jashte modeleve te zakonshme. Dhe ja ku shfaqen aksesoret grintoze te ofruara nga "Gucci", i cili riinterpreton atmosferen "glam-rock". Ngjyrat e koleksionit risjellin edhe nje here epoken "glam": ngjyre floriri, bronzi, e bardhe e hapur dhe e zeze me shkelqim.

Mbremjet vezullojne nga çantat shume te vogla horizontale "pailettes" (çantat e vogla serioze), mini-çantat horizontale te stampuara dhe rripa per mbajtje qe i bejne te duken me serioze.

Nga Parisi vijne "gaucho bags" te dizajnuara nga Christian Dior, koleksioni i te cilit ndjek ate te mbremjeve "Rock & Roll Style" dhe mega-çantat funksionale "Channel", si propozimet interesante per dimrin e ardhshem. Dhe gjithnje nga Franca ofrohet dhe koleksioni i Louis Vuitton, qe i transformon çantat per tregun e gjere: jane te shumta ato plastike, me shume ngjyra, ashtu siç jane te veçanta ato me modelin "leopard".

Por nuk duhet lene jashte vemendjes edhe nje "çmenduri" qe ka sjelle per kete sezon Stella McCartney, per te kaluar te krijimet e jashtezakonshme te Good Meme. Gjithçka eshte shoqeruar nga nje buzeqeshje e embel dhe "gjuhe lulesh". Ngjyra te erreta, por edhe metalike, te kuqe e te shkelqyeshme, te bera me lekure apo me stampa "leopardi".

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama