Le të shikojmë fillimisht vetë bazilikën e Shën Pjetrit.
“Faktorët që përcaktojnë probabilitetin e goditjes së një strukture nga rufetë janë të tilla si vendndodhja, afërsia me ndërtesa të tjera, dimensionet e saj”, shpjegon Mattheë Ëaldrum ekspert i një grupi që merret me llogaritjen e probabilitetit të goditjes së ndërtesave nga rrufetë, si pjesë e masave paraprake me rrufepritëse.
“Edhe materiali i përdorur për ndërtim është gjithashtu një faktor i rëndësishëm. Shën Pjetri është një ndërtesë jashtëzakonisht e madhe. Ajo nuk është tërësisht e izoluar, por dukshëm ajo është më e lartë sesa ndërtesat e tjera përreth, gjë që rrit probabilitetin që rrufeja të bjerë mbi të dhe jo mbi ndërtesat përreth”.
Fakti që nuk pati dëme në bazilikë tregon se ajo është shumë mirë e mbrojtur nga rrufetë.Por Ëaldrum dhe kolegët e tij kryen një llogaritje teorike për rrezikun e humbjes së jetës në një ndërtesë si Shën Pjetri në kushtet e mungesës së rrufepritëseve, duke marrë parasysh numrin e madh të njerëzve që e frekuentojnë atë.
“Ne kryem një llogaritje teorike për një ndërtesë të ngjashme me bazilikën e Shën Pjetrit. Rezultati qe që – në krahasim me probabilitetin e zakonshëm të rrezikut të goditjes nga rrufeja, që është një në 100 mijë në vit – ne aktualisht dolëm në konkluzionin që për Shën Pjetrin, probabiliteti është një në 112. Dhe ky është një probabilitet shumë i lartë”.