Rruget e kryeqytetit qe do marrin emrat e artisteve

Rruget e kryeqytetit qe do marrin emrat e artisteve
Korifenjte ngjiten nga panteoni i gjelber i oborit te Teatrit tek Panteoni Historik i Kryeqytetit Bashkia e Tiranes pas  procedurave te perjetesimit po perfundon etiketimin e rrugeve edhe me emrat e  mjafte artiste te shquar te Teatrit (Popullor) Kombetar Diten e jubileut te 65-te te Teatrit Kombetar, per nje moment qendrova tek “Panteoni i gjelber” ne oborin e teatrit, nje parcele kjo e mbjell me pisha ne kujtim te aktoreve qe nuk jane me midis nesh pasi çdo njera prej tyre mbart emrin e aktorit qe i dedikohet. Shpesh ne raste perkujtimesh degjon “pema e... “ Dhe te krijohet nje emocion mbi kete menyre perjetesimi. Por ky memorial natyror mbetet i mbyllur, e vizitoje punonjesit e institucionit, te afermit e korifenjve apo tek- tuk ndonje qytetar kurioz dhe vetem kaq.

Por keta artist kane permasa kombetare dhe ndekombetare ata tashme mbartin shume vlera si artistike, qytetare, publike, edukative e profesionale, ata mbartin shume vleresime dekorata, tituj nderi , çmime artistike etj pra kane pervijuar vlera te shumanshme. Per kete arsye Bashkia e Tiranes realizoi ngritjen e ketyre personazheve te dashura ne piedestal tjeter ate me popullorin, me te perdorshmin, me perkujtuesin pra realizoi emertimin e rrugeve dhe aktualisht po kryen etiketimin e rrugeve me emra te shquar nga te gjitha fushat e jetes se vendit dhe ato nderkombetare.

Tani nuk çuditemi, bile emocionohemi kur degjojme apo themi: “Takohemi tek Vangjush Furxhi” apo “shkojme deri tek Kadri Roshi” ose une banoje tek “Violeta Manushi” duke i mbajtur ata gjithmone ne mesin  tone dhe duke i kujtuar me dashje apo pa dashje çdo dite, ku nuk do te mungojne edhe etiketime dashamirese qe qytetaret i kane per zemer si Rruga e Teto Ollges, Rruga e Plakut Mere, Rruga e Zhelesnovit, Rruga e Peliçelit , Rruga e Mon Kukaleshit , Rruga e Kapter Ramiut, etj, role qe i kane personalizuar interpretuesit e tyre te shquar. Edhe pse enciklopedia e kujteses mbart 1300 emra, veçova vetem aktoret dhe krijuesit e lidhur me Teatrin (Popullor) Kombetar per te informuar qytetaret dhe per tu bere pjese e homazhit per keta artiste te skenes.

Ne perkujtim edhe te 75-se vjetorin e vdekies
Rruga:Aleksander Moisiu

Aleksander Moisiu lindi me 2 prill te vitit1879 ne Kavaje dhe vdiq me 22 mars te vitit 1935 Qe i vogel shperngulet ne Itali Me 1898 e nisi karrieren e vet si kompars (aktore qe luajne rol te vogel) ne Burgtheater. Pastaj vijuan angazhime ne teater ne Prage dhe Berlin. Ne Berlin Aleksander Moisiu u pranua ne grupin e regjsorit Max Reinhard me te cilin shkoi ne turne ne Petersburg (1911). Atje u dallua per rolin e Edipit. Pas ketij suksesi ai u angazhua ne shume vende te Evropes dhe Amerikes Veriore.

Ai llogaritej sidomos ne vitet para fillimit te Luftes se Pare Boterore si nje nga aktoret me te medhenj ne hapesiren gjermano-folese. Ne periudhen mes dy lufterave ishte shume kohe ne turne. Prej vitit 1910 e deri me 1935 mori pjese ne 10 produksione te filmave, 8 prej tyre ishin filma pa ze. Ne vitin 1935, pak kohe para vdekjes se tij, Moisiu kerkoi shtetesine e Shqiperise si dhe ate te Italise. Shqiperia refuzoi kete kerkese, kurse Italia ia dha shtetesine Moisiut, kur ai ishte i shtrire ne shtratin e vdekjes.

Moisiu sot adhurohet dhe respektohet sidomos ne Shqiperi si nje nder aktoret me te medhenj te vendit, edhe pse ai qe nga rinia e tij me nuk e vizitoi Shqiperine. eshte vleresuar me titullin “Artisti i Popullit”

Aleksander Moisiu eshte stergjyshi i aktorit Gedeon Burkhard  eshte mjaft i famshem permes suksesit te disa tele-serive gjermane si Komisari Rex

Rruga: Sander Prosi

Aktori Sander Prosi lindi ne janar te vitit 1920 dhe  vdiq me 1985 gjate karrieres se tij   te gjate artistike  interpretoi mbi 100 role ne fushen e kinemase dhe teatrit Sander Prosi dha mesim si pedagog ne degen dramatike ne Akademine e Arteve duke filluar qe prej vitit 1962 deri ne fund te jetes se tij. Ne 25 vjetorin e vdekjes, Presidenti i Republikes, Bamir Topi, i akordoi “Artistit te Popullit”, Sander Prosi, urdherin e larte “Nder i kombit”.

Kadri Roshi lindi me 4 janar 1924, Mallakaster, Shqiperi; vdiq me 6  shkurt 2007  ne Tirane, aktor shqiptar. Perfundoi studimet e larta ne Prage ne vitin 1951. A, e filloi karrieren e tij si aktor ne Teatrin Popullor ne moshen 21-vjeçare duke qene nje nder krijuesit e ketij teatri. ai numeron rreth 180 role ne skene dhe kinematografi ai mban titullin Nderi i Kombit" nga viti 1999.

Violeta Manushi lindi me 6 mars 1926 ne Pogradec. Vdiq me 27     Korrik 2007 ne Tirane. Ajo ishte nje nga ikonat e Teatrit Kombetar te Tiranes. Aktore e madhe, me mbi 100 role ne teater dhe 16 ne kinema ” .Ish-punetorja e tipografise, vetem 20 vjeçe u regjistrua ne shkollen e pare dramatike, te hapur prane Teatrit te Shtetit (sot TK), me 1946. U shqua menjehere per vertetesi, spontanitet e natyrshmeri te rralle, por edhe disipline e vullnet te hekurt. Ne dramen “Oret e Kremlinit” (1957) ajo luajti njeheresh tre role, duke shenuar keshtu nje rekord origjinal, ende ne fuqi.

Ka luajtur edhe ne 16 filma, qe nga “Tana” (1958) e deri tek “Rrethimi i vogel” (1989) dhe nje teledrame “Gjenerali i ushtrise se vdekur” (1976). Per rolin e teto Ollges tek “Zonja nga qyteti” fitoi Medaljonin e Festivalit te Filmit me 1977. eshte vleresuar me titullin e larte “Artiste e Popullit”.

Pjeter Gjoka lindi ne Ulqin me 3 gusht te vitit 1912 dhe vdiq me 2 maj te vitit 1982, ishte aktor i njohur shqiptar. Aktivitetin ne teater ne levizjen amatore e filloi qe vitet 30 ne Shkoder. Ne vitin 1947 vjen si aktor ne Teatrin  Ka interpretuar rreth 90 role ne kete teater, dhjetera kryerole nga dramaturgjia boterore, ndersa ne skene qendroi 52 vjet rresht, duke interpretuar edhe i verber krejtesisht.  Ne vitin 1961 ai eshte nder kater aktoret qe u nderua me titullin e larte "Artist i Popullit". Ka interpretuar edhe ne disa filma artistike, duke krijuar figura te arrira. Krahas punes si aktor, ka vene ne skene edhe disa pjese, si regjisor

Kujtim Spahivogli lindi me 30 korrik te vitit 1932 ne Lushnje dhe vdiq me 7 korrik te vitit 1987, ishte aktor i njohur shqiptar.  Studimet e larta per teater i kryen shkelqyeshem ne Moske ne vitin 1956.  Ne vitin 1956 emerohet aktor ne Teatrin Kombetar. Roli i tij i pare ne skenen e Teatrit Kombetar (Popullor). Por me shume ka punuar dhe u shqua si regjisor ne TP dhe si petagog ne ILA.. Kujtim Spahivogli eshte themeluesi i Fjales artistike. Ne vitin 1973 e larguan nga teatri per arsye politike. Pas vdekjes, ne vitet '90 iu dha titulli “Artist i Popullit”.

Vangjush Furxhi ka lindur ne vitin 1947 dhe vdekur ne 1998. Diplomohet ne Institutin e Larte te Arteve dhe me pas punon ne Teatrin e Korçes dhe ate Popullor (sot Teatri Kombetar). Punon dhe si pedagog ne Institutin e Larte te Arteve ku bashke me regjisorin Esat Oktrova do te themeloje katedren e “Regjisures”. Ai do te ngelen ne kujtesen e publikut per rolet e tij te spikatura si ne teater ashtu edhe ne kinematografi.Disa kohe ka qene edhe Zv.Minister i Kultures.  Per meritat e tij artistike Vangjush Furxhi eshte nderuar me titullin e larte "Artist i Popullit"

Marie Logoreci lindi me 23 Shtator te vitit 1920  ne  Shkoder dhe vdiq me 19 Qershor te vitit 1988 ne Tirane. Ishte aktore  e teatrit dhe filmit. Ne 1947 filloi punen ne Teatrin Popullor (sot Teatri Kombetar). Interpretoi i pare i saj ne skenen e Teatrit ishte elmira ne komedine “Tartufi” te Molierit. Paraqitja per here te pare ne film ishte tek Skenderbeu, me pas ne filmin e pare shqiptar. Femijet e saj, dhe me pas ne filmin Tana  Toka jone etj. Maria beri regjine edhe ne disa drames. eshte vleresuar me titullin Artiste e Populli

Mihal Stefa lindi ne Korçe ne vitin 1902 dhe vdiq me 16 korrik te vitit 1980, ishte aktor i njohur shqiptar. Ne skene per here te pare paraqitet ne vitin 1922 ne pjesen “Detyra e nenes”. Ne 1929 vendoset ne Tirane dhe bashkohet me grupin e Mihal Popit ne teatrin amator. Ne Teatrin Popullor vjen qe ne vitin 1945 dhe interpreton ne pjesen e pare “Topazi”, ne rolin e Panikes. Interpreton edhe shume role te tjere me pas. Ne karrieren e tij interpretoi mbi 45 role ne Teatrin Kombetar, duke krijuar figura te goditura qe flasin per nje aktor te shkelqyer dhe per nje mjeshteri artistike  Ka interpretuar edhe ne filmin artistik disa role.”Artist i Merituar”

Andon Pano lindi ne Stamboll me 23 prill te vitit 1921 dhe vdiq me 24 prill te vitit 1993. Pasi  kryen normalen e Elbasanit , merr  pjese ne radhet e rezistences dhe eshte pjesemarres qe ne krijimin e teatrit partizan ne maj 1944. Pas çlirimit te vendit qe ne vitin 1945 ai ishte nder te paret qe ka marre pjese ne komisionin per krijimin e Teatrit te Shtetit. Pas specializimit te tij ne BS, ai rikthehet serish ne Teatrin kombetar dhe per disa vite rresht Andon Pano interpretoi me mjeshteri disa role qe ishin jo vetem kulmet e tij, por edhe te vete teatrit  Per nje periudhe ai ishte edhe drejtuesi i Teatrit Popullor dhe i Teatrit te Kukullave, ku edhe shkruan pjese per kete teater. Laureat i Çmimit te Republikes ne vitin 1955 si dhe eshte nderuar edhe me çmime e te tjera. eshte nderuar edhe me titullin "Artist i Merituar".

Besim Levonja lindi ne Elbasan me 16 mars te vitit 1922 dhe vdiq me 21 qershor te vitit 1968, Veprimtarine e tij artistike Besim e filloi qe heret, ne burgun fashist, ne vitin 1942. Me krijimin e teatrit Popullor ne 1945 Besim Levonja eshte nder te paret artiste qe formuan grupin artistik te ketij teatri. Pjesa e pare qe shfaqi Teatri Popullor nga dramaturgjia jone eshte pjesa "Coni, Ishja, Roma" ne vitin 1945. Por suksesin me te madh si krijues, Besim Levonja e arriti me komedine "Prefekti" (dhjetor 1948), e cila per kohen qe nje komedi e suksesshme. Rolet e tij ne teater jane te shumte.

Nder kryerolet e tij ne Teatrin Popullor permendim Gjeloshin "Votra e huaj", plakun e urte "Trimi i mire me shoke shume", Sokoli "Halili dhe Hajria", Tetarefi "Mikroborgjezet", varrmihesi "Hamleti", Dobçinski "Revizori", etj.  eshte nderuar me urdhrin e larte "Hero i punes socialiste" per kohen, dhe me titullin "Artist i merituar".

Behije Levonja (Çela) lindi ne fshatin Xibrake te rrethit  te Lushnjes ne vitin 1925 dhe vdiq me 15 shkurt te vitit 1999 Ne vitin 1938 filloi veprimtarine si kengetare krahes artisteve te tjera ne "Radio Tirana" .Vazhdoi studimet ne Itali, ku regjistrua fillimisht ne "Centro experimentale" e me vone ne Konservatorin "Xhoakino Rossini" ne degen e kantos dhe ne vitin 1943, per shkak te luftes, kthehet ne atdhe. Me krijimin e Teatrit te Shtetit ne 1945, Behije Çela eshte nder aktoret e para. Interpreton qe ne pjesen e pare "Topazi" ne rolin e Bernardes. Ne jeten e saj te gjate artistike ajo ka realizuar mbi 90. Roli i fundit i saj ne Teatrin Kombetar eshte i vitit 1977 ne komedine "Karavidhet". Nje artiste qe eshte nderuar me titullin e larte "Artiste e Merituar".

Bexhet Nelku lindi ne Tirane ne vitin 1937 eshte aktor ne    skenen e Teatrit Kombetar dhe ne ekran. Bexhet Nelku per pake vite artistike arriti te realizoje shume role.Ne shtator te vitit 1963, pas diplomimit, pranohet aktor ne Teatrin Kombetar. Proven e pare te suksesshme Bexheti ne Teatrin Kombetar e kishte dhene qe ne vitin 1957 me interpretimin e tij ne dramen "Oret e Kremlinit, kur ishte ende nxenes ne Liceun Artistik "Jordan Misja". Gjate viteve 1963 - 1970 Bexhet Nelku interpretoi ne 20 pjese, pra ne tre role ne vit, shto ketu edhe disa role ne filmin artistik, qe ishte ne hapat e para te tij.

Bexheti ka dhene nje kontribut te veçante si pedagog ne ILA i te folurit skenik, kur edhe vete dallohej si nje nga aktoret me te mire te te folurit skenik. Me 21 nentor 1970 u nda nga jeta pas nje semundjeje te rende. Artist i Merituar

Gjon Karma lindi ne Shkoder me 18 mars te vitit 1915 dhe vdiq ne Tirane me 13 janar te vitit 1994, Gjon Karma filloi aktivitetin artistik ne vitin 1932 ne Shkoder me shoqerine “Bogdani”. Me 1945 vjen aktor ne Teatrin Popullor ku ka interpretuar mbi 80 role ne karrieren e tij artistike, Ai eshte cilesuar si “aktori i madh i roleve te vegjel”.Ka interpretuar me sukses edhe disa role ne filmin artistik. Doli ne pension ne 1976, por per 15 vjet rresht punoi prane arkivit te teatrit, duke bere nje pune te mrekullueshme. Ka marre disa çmime e urdhra.

Ilia Shyti lindi me 19 korrik 1929 ne Lushnje, vdiq me 26 nentor 2003  ne Tirane, ishte aktor dhe regjisor shqiptar.Veprimtarine e tij e filloi si aktor dhe regjisor ne qytetin e tij te lindjes, ndersa ne vitin 1954 ai u vendos me pas prane Kinostudios “Shqiperia e re. Kater vite me vone, ne vitin 1958, ai do te interpretonte ne filmin e pare me metrazh te shkurter “Tana”. Ilia Shyti, arriti te ripertrije personazhe qe kane mbetur tashmė ne kujtesen e spektatorit. Ne kinema aktore me nje profil te tille jane te pakte ai ka interpretuar rreth 45 role ne kinematografi  Ne vitet 80-te Ilia Shyti mori titullin, ARTIST I MERITUAR..

Artisti i popullit Kristaq Antoniu lindi ne Bukuresht me 1907. Familja e tij nga Korça kishte vite qe jetonte ne Rumani.  Mbasi mbaroi shkollen e mesme, filloi studimet ne shkollen e larte Mimodramatike, nga ku do te merrte elementet e duhura te profesionit te aktorit dhe regjisorit. Qe ne vitin 1924, viti i pare i studimeve, u aktivizua te filmi me metrazh te shkurter “Gjynahu i pare”. Ne periudhen 1924-1931 Kristaqi luajti ne 11 filma. Mbas disa vitesh me aktivitet te vazhdueshem ne kinematografi,Antoniu kreu nje kurs specializimi ne qendren eksperimentale te kinemase ne Rome. Talentin si kengetar Antoniu e tregoi qe ne vitin 1930. Mori pjese ne festivalin e shoqerise studentore ne Bukuresht, ku pati shume sukses, po ne kete vit, pra me 1932, per here te pare Antoniu shkel token meme, i ftuar ne nje koncert ne Tirane. Ne vitin 1942 Kristaqi vendoset perfundimisht ne Shqiperi. Ku aktivizohet si aktor, kengetar lirik edhe si regjisor e pedagog zeri deri sa vendoset perfundimisht prane eshte vleresuar me urdhra e medalje. Ne vitin 1975 iu dha titulli “Artist i popullit”

Kole Jakova  Dramaturg .lindi ne vitin 1916 ne qytetin e Shkodres  dhe vdiq ne Tirane ne vitin 2002.  Kola mbaroi shkollen fillore dhe te mesme, u angazhua ne Levizjen Antifashiste Nacionalçlirimtare. Drejtori i pare i Tatrit Popullor, nje nder themeluesit e Lidhjes se Shkrimtareve dhe Artisteve. Fusha kryesore ne te cilen Kole Jakova ka dhene kontribut te veçante eshte dramaturgjia. Ne vitin 1954 shkruan dramen "Toka jone", "Perkolgjinajt" ne vitin1965, "Lulet e sheges" ne vitin 1970, "Bashke me agimin" ne vitin 1975 dhe dramen "Lugajanet" ne vitin 1997.Keto i dhane nje

Pandi Stillu lindi ne Korçe me 1 maj te vitit 1914 dhe vdiq me 1 qershor te vitit 1970, ishte aktor dhe regjisor i njohur shqiptar.Aktivitetin e tij artistik e filloi ne vitin 1934. Ne vitin 1937 niset per studime ne Rumani ne Akademine e Arteve Dramatike ne Bukuresht. Ne vitin 1942 diplomohet per aktor dhe fillon pune prane Teatrit Nacional te Bukureshtit, ku per nje vit interpreton disa role ne shfaqjet e asaj kohe. Gjate ketij viti kryen edhe nje kurs per regjizure. Me 1946 vjen nga Korça si regjisor ne Teatrin Popullor. “ Qypi me flori" eshte premiera e pare e tij. Ka vene ne skene 33 premiera dhe disa te tjera ne qytete te ndryshme te vendit.Pandi Stillu ishte krijues, i cili dinte kerkonte, tek loja e aktorit, te zberthente, te shprehte individualitetin, stilin e tij. Ka vene ne skene edhe operen e pare shqiptare, “Mrika”, 1959. Pas vdekjes iu dha titulli "Artist i Popullit", 1979.

Prokop Mima lindi ne Durres me 7 korrik te vitit 1920 dhe vdiq me 18 gusht te vitit 1986, ishte aktor i njohur shqiptar. Prokop Mima eshte cilesuar i veçante ne te foluren e tij, nje mjeshter i gjuhes shqipe, nje aktor brilant karakteresh. Qe i ri ishte i apasionuar pas recitimeve. Veprimtairne e tij ne skene e ka filluar qe ne vitin 1945, me krijimin e Teatrit Popullor. Roli i tiji i pare eshte ne dramen “Topazi” e me vone ne dhjetera role te suksesshem. Deri ne vitin 1982 ai interpretoi mbi 70 role, ka interpretuar disa role te spikatur edhe ne filmin artistik shqiptar. eshte nderuar me titullin “Artist i merituar”.                

Shaban Hysa lindi me 30 shtator te vitit 1938 ne Tirane dhe vdiq me 28 gusht te vitit 2005, eshte piktor dhe skenograf i njohur shqiptar. Studimet e mesme i kreu ne liceun artistik “Jordan Misja“ ne Tirane, me 1957. Nga viti 1957- 1961 kreu studimet e larta ne Varshave ne Akademine e Arteve te Bukura, ku diplomohet per piktor skenograf. Ne 1961, pas diplomimit, emerohet skenograf ne Teatrin Kombetar dhe ne 1963 kalon ne TOB. Qe nga viti 1967 punoi si pedagog ne Akademine e Arteve ku formoi Degen e Skenografise. Aktiviteti krijues i tij shtrihet ne te gjitha gjinite e skenografise dhe te piktures, si pjesemarres ne aktivitete teatrore, por edhe ne ekspozita kombetare, ku eshte nderuar me mjaft çmime. Punoi mbi 250 skenografi ne Teatrin Kombetar dhe Teatrin e Operas dhe Baletit, Mbante titullin “Artist i merituar”.

Mihal Popi lindi ne Shkoder me 7 nentor te vitit 1909 dhe vdiq  me 19 shtator te vitit 1979 ne Tirane, ishte fotograf dhe aktor i njohur shqiptar. Mihail Popi aktivitetin e tij artistik e filloi ne teater ne vitin 1924 ne Tirane, me grupet amatore. Krijoi grupin e vet teatral ne vitin 1932, prane kinema “Gloria”-s, ku interpretoi disa role se bashku me Xhevat Serezin, Mihal Stefen, Hasan Reçin etj. Gjate pushtimit punoi si fotograf, por edhe si aktor ne Radio Tirana. Ne vitin 1945 eshte nder aktoret e pare ne Teatrin Popullor, ku shkelqeu qe ne rolet e para. Ai eshte nderuar me titullin e larte “Artist i Popullit". Me 1966 del ne pension, por nuk u shkeput nga skena. Ka interpretuar bukur ne disa filma artistike si dhe ne estraden e shtetit.

Sulejman Pitarka, lindi me 2 shkurt te vitit 1924 ne  Diber dhe vdiq ne Tirane me 24 mars te vitit 2007,  Sulejman Pitarka ka luajtur me sukses mbi 50 role ne Teatrin Kombetar te Tiranes dhe 20 te tjere ne kinema. Ka hyre ne historine e drames shqipe si autor i drames “Familja e peshkatarit”. Me 1927, kur ai ishte ne moshen tre vjeçare familja e tij u vendos ne Durres. Ketu kaloi femijerine. Pas mbarimit te shkolles se mesme, filloi pune ne banke.Disa pervoja skenike, pothuaj rastesore, gjate sherbimit ushtarak (1945 – ’47) e shtyne te interesohej me shume per teatrin dhe te perfshihej ne levizjen amatore te Durresit. Me 1951, u perzgjodh per t’iu bashkangjitur trupes, ende ne formim, te Teatrit Popullor (sot Kombetar) ne Tirane, ku u be menjehere margaritari i kurores. Luajti rreth 50 role, duke shkelqyer njesoj, si ne drame, ashtu edhe ne komedi. U kurorezua Artist i Popullit.

Esat Oktrova, ka lindur ne Pogradec ne vitin 1930 dhe vdiq ne Tirane ne vitin 2001. Mesimet e para i mori ne bankat e shkolles se mesme ne Korçe per te kaluar me pas ne liceun artistik “Jordan Misja” ne Tirane dhe per te perfunduar studimet e larta ne Institutin e Larte Shteteror te Artit Teatral te Moskes, Fakulteti i Regjise. Nje pjese e karrieres se tij eshte edhe aktivizimi si aktor duke shprehur ketu talentin e tij te padiskutueshem, fillimisht prane Tetarit “Andon Zako Çajupi” te Korçes (1952-54), si dhe ne Estraden e Ushtarit ne Tirane. Puna cilesore e Oktroves ne vite eshte shoqeruar edhe me vleresime te tjera ne periudha te ndryshme.

Xhemal Broja lindi me 24 mars 1918 ne Shkoder ku ndoqi gjimnazin françeskan dhe me pas studimet per drejtesi ne Grenobel te Frances. Aty ndiqte njeheresh kursin e letersise dhe dramaturgjise. Ne kete periudhe aktivizohet ne levizjen e Partise Komuniste Franceze. Dhe me pas kthehet ne atdhe ku angazhohet ne levizjen antifashiste. Prirjen per teater e kishte shfaqur qysh ne adoleshence, sidomos me ardhjen e profesor Skender Luarasit ne gjimnaz.Pas luftes u thirr ne Tirane per organizimin e Teatrit Popullor ku punoi per 20 vjet si drejtor e dramaturg dhe njeheresh kontribuoi ne organizimin e teatrove te tjere te Operes e Baletit, Teatrit te Kukullave dhe atyre ne rrethe. Nuk mund te lihet menjane ndihma e madhe qe ai ka dhene ne Institutin e Larte “Aleksander Moisiu” per pergatitjen e studenteve

Naim Frasheri lindi ne Leskovik me 12 gusht te vitit 1923 dhe vdiq me 18 shkurt te vitit 1975, ishte aktor i njohur shqiptar.Karrieren profesionale si aktor e filloi ne fillim te vitit 1945, por dashuria per teatrin i lindi qe ne 1942. Naim Frasheri do te luante me sukses nje sere rolesh kryesore e te suksesshme. Per fat te keq roli i Jonuzit ishte i 80 dhe i fundit i tij. Ka interpretuar 8 role ne filmin artistik. Nje kontribut te vyer ka dhene edhe si pedagog Naim Frasheri eshte nderuar me shume tituj dhe çmime te ndryshme. Mbetet nga ikonat e teatrit shqiptar. eshte dekoruar edhe me urdhrin e larte "Hero i punes socialiste", si dhe mban titullin "Artist i Popullit". Me daten 31 maj 2010 u vleresua edhe me titullin Nderi i Kombit

Ndrek Luca lindi me 3 shtator 1927 ne Dukagjin dhe vdiq me 13  janar te vitit 1993, ne moshn 76 vjeçare, duke lene pas dhjetera role, eshte aktor i mirenjohur shqiptar. Pasi punoi disa kohe si ushtarak ne aviacion, qysh nga viti 1950 vijoi si aktor ne Teatrin Popullor  ku realizoi rreth 70 role Luca ishte aktor i thyeshem, qe operon me plane te ndryshme interpretative, sa komike po aq tragjike, sa heroike po aq te rendomta, duke e “thyer” modelin paraprak. eshte nga aktoret e zeshem te filmit artistik shqiptar, duke realizuar mbi 30 figura, te veçanta ne llojin e tyre, perdorte me mençuri gjestin e figurshem, plastiken dhe mjete te tjera te njemendesimit pamor te personazhit. Vleresuar Nderi i Kombit

Viktor Eftimiu (1889 - 1972) eshte shkrimtar i permasave te medha si poet me 60 mije vargje te botuara, prozator me disa romane e vellime me tregime, dramaturg me shume pjese te vena ne skene, eseist, etj. Ai eshte shqiptar i lindur ne Shqiperi, ne Boboshtice, paçka se rumunet e mbajne si shkrimtar dhe personalitet te kultures se tyre sepse Viktor Eftimiu shkroi ne gjuhen rumune, botoi dhe i vuri ne skene veprat e tij ne teatrin e Bukureshtit dhe me pas disa syresh u perkthyen ne gjuhen shqipe, u botuan dhe u vune ne skene edhe ne Tirane. Veprat e tij jane perkthyer dhe  jane vene ne skene edhe ne kryeqytete te tjera te Evropes e me gjere. Viktor Eftimiu nga Boboshtica e Korçes, qe u be figure e rendesishme e kultures rumune, eshte edhe me teper se perfaqesues i kultures rumune dhe shqiptare. Fama e tij eshte mbare-evropiane, prandaj shqiptare e rumune kane te drejte te krenohen me emrin e tij.

Sokrat Mio lindi ne Korçe me 16 mars te vitit 1902 dhe vdiq me 14 gusht te vitit 1992 ishte regjisor i njohur shqiptar dhe pionieri i regjizures sone, ai qe vuri themelet e saj e qe dha nje kontribut te jashtezakonshem. Ishte vellai i piktorit te madh Vangjush Mio. Ne vitin 1923 pati fatin e madh te shohe ne skene aktorin e madh Aleksander Moisiu ne turneun e tij ne Bukuresht. Ishte kjo nxitja qe e beri djaloshin t'i perkushtohej me shume endrres se tij per t'u marre me teater. Me 1927 Mio niset per studime ne France se bashku me Kristo Konon ne Konservatorin "Artur Berlioz", ne degen e instrumentit te violonçelit. Me vone pas nje konkursi fiton te drejten te ndjeke shkollen e larte te Muzikes dhe ate te Deklamacionit. Pas gjashte viteve studime ne France, kthehet ne atdhe ne vitin 1933. Ka filluar aktivitetin e tij artistik ne levizjen amatore ne Korçe e ne Tirane, qe ne vitin 1932. Vjen ne Tirane ne 1945, ku punon si regjisor. Ka vene deri ne vitin 1953 rreth 15 pjese ne skene si “Topuzi”, “Deputeti”, “Martesa”, “Tartufi”, “Motori”, etj. Ne vitin 1950 kthehet ne Korçe, ku jep kontrubutin e tij te çmuar ne ngritjen dhe konsolidimin e teatrit.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama