Ruaju nga miku qe te do te miren…!

'Ruaju nga miku qe te do te miren…!'
O Zot më ruaj nga miqtë se nga armiqtë ruhem vet!”…  Se ka ndodhur që, miku vjen të lë gruan shtatzanë dhe i zoti i shtëpisë e merr vesh i fundit. Po ju tregojmë një histori që ka përfunduar në dyert e gjykatës, pasi një mik i vjetër i familjes e kishte shkelur rëndë ‘miqësinë”. Gruan e shokut të tij më të mirë e kishte lënë… shtatëzanë. Në të tilla raste e vërteta mbase vonon, por nuk harron. Pas 36 vitesh zbulohet se miku ja kishte bërë një “puç”.

Historia fillon në një ditë vere të vitit 1967,  ditë kjo kur çifti V. K. dhe A. R. vendosën të krijojnë një familje duke u lidhur në martesë. 44 vjet më parë gjithçka ecte vaj, të paktën në pamje të parë. Pas 8 vitesh (1975) familja e tyre u shtua me një djalë, gëzim i madhe për çiftin dhe prindërit. Gjërat nuk do të shkonin ashtu siç kishin nisur për këtë familje që tashmi kishte dy fëmijë. Në vitin 1986, me kërkesën e tyre gjykata e ka zgjidhur martesën e çiftit, duke vendosur ndër të tjera lënien e dy fëmijëve (atëherë) të mitur për rritje dhe edukim nënës së tyre. Nuk do kalonin shumë kohë, sapo djali kishte mbushur 18 vjeç, nëna i tregon gjithçka, mes të tjerash që ai nuk ishte fëmija i atij që kishte thirrur baba deri në ato momente. Ai mëson nga goja e saj, duke i pohuar fjalë për fjalë se: ‘ai është frut i lidhjes së saj jashtëmartesore me S. R., një mik i vjetër i familjes së tyre’. Në vitin 1993, vit kur edhe mësoi babain e tij të vërtetë nuk do të bënte asnjë veprim në rrugë gjyqësore për të ndryshuar atësinë në dokumentet e tij. Por në korrik të këtij viti djali i hyn seriozisht ndërrimit të atësisë, duke ngritur një padi në Gjykatën e Tiranës me objekt; “Kundërshtim dhe njohje atësie”. Të paditur në këtë çështje ishin dy “baballarët” e tij. Njërin për kundërshtim dhe njërin për ti njohur prindërimin. Duke mos qenë dakord me gjeneralitetin atësisë së tij, paditësi i është drejtuar gjykatës me kërkesëpadi për kundërshtimin e atësisë së prezumuar dhe njohjen e atësisë biologjike duke e cilësuar si të tillë mikun e familjes S.R.. Tani ai kërkon të marrë atësinë e tij biologjike. Nëna e tij rezulton të ketë ndërruar jetë në vitin 1995 ndërkohë që me babanë e tij 35 vjeçari deklaron se prej kohësh ka ndërprerë çdo komunikim. Në këtë pikë të procesit gjyqësor mbeti që “miku” i vjetër i familjes ti nënshtrohet analizave të ADN-ës. Kështu u bë.

Në përfundim të Aktit të Ekspertimit, kryer nga  Drejtoria e Policisë Shkencore pranë Ministrisë së Brendshme, me kampionet e pështymës së paditësit dhe të paditurit S. R., është konkluduar se:

“Nga krahasimi i mëtejshëm i këtyre dy profileve gjenetike të përftuara nga objekti dhe modeli i këtij ekspertimi, arrihet në përfundimin e bazuar në ligjet e trashëgimisë, së profilet paraqesin lidhjen gjenetike babë-bir”. Përfundimisht, bazuar në sa më sipër, gjykata çmon se kërkesëpadia duhet pranuar.

R., 36 vite ishte me një baba, ndërsa që nga ky vit tashmë është me një baba tjetër, këtë rradhë, i vërteti. Morali i fabulës? “Kujdes me shprehjen: e kam në këmbë të babait”.

Kërkesa për çnjohje atësie në Gjykatën e Tiranës.

Janë baballarë që kanë mësuar se gruaja e tyre… në fakt nuk i ka bërë baballar e atyre iu është gënjyer mendja deri në ato momente. Herët apo vonë ose e kanë mësuar vetë, ose u ka rënë si bombë. Nga ana tjetër janë fëmijë që kanë mësuar se babai i tyre i vërtetë nuk është ai që ata kanë thirrur prej kohësh ‘baba” por një tjetër

Tendencë

E dini çfarë është tendenca e fundit në kryeqytet: Ti marrësh të dashurin shoqes! Madje nuk është as shumë e fundit… se ka kohë që aplikohet. Ndoshta ngaëq meshkujt e mirë janë me shumë pakicë. Dhe pas një jave kur ajo ka qenë duke u përqafuar me të, zëvendësohet nga shoqja e ngushtë dhe asaj as që i dridhet syri fare. Po ti pyesësh, fajin e ka… dashuria! Kjo e fundit i ha të gjitha. Madje ka dhe raste e ekstreme, brenda familjes, ku është motra ajo që i ka marrë burrin motrës, apo vëllai, gruan vëllait…!

Precedent

Ka raste të tilla që kanë përfunduar në tragjedi. Në janar të vitit 2005, një ngjarje e rëndë ndodhi mes dy studenteve në qytetin e Korçës.  Një vajzë qëlloi me pistoletë duke e lënë të vdekur në vend shoqen e dhomës. Motivi i sherrit që më pas përfundoi në vrasjen e njërës prej tyre është për çështje dashurie. Vajza që kreu krimin ndihej e tradhtuar nga shoqja dhe nga dashuri i saj të cilët në fshehtësi kishin krijuar një lidhje bashkë.

Sociologia Stela Karaj: Kur pula e komshiut të duket më e mirë se e jotja!

Lidhjet e fshehta dhe sidomos ato qё nё thelbin e tyre i kundërvihen rregullave dhe normave tё shoqёrisё, janё fenomene universale dhe tё çdo kohe. Besoj se nё çdo vend tё botёs, pra nё çdo kulturё ekzistuese, ndodhin tё tilla histori tё ndaluara. Nuk mendoj se vendi ynё ёshtё mё i prekur prej kёtij fenomeni. Po kështu nuk besoj, se kjo ёshtё domosdoshmёrisht njё tendencё e ditёve tё sotme, pёrkundrazi jam e sigurt qё kёto lloj eksperiencash, u kanё ndodhur njerёzve tё çdo kohe dhe tё çdo sistemi. Dua tё shkoj mё tej dhe tё them, se ky fenomen besoj tё ketё lindur sё bashku me njeriun. Duke ditur se njeriu nё vetvete ёshtё njё qёnie kurioze dhe eksplorative, ёshtё mёse e kuptueshme dhe tёrheqja e tij ndaj sё ndaluarёs dhe tё paeksploruarёs. Ështё njerёzore, tё joshemi nga diçka qё nuk e kemi, e sidomos kur nuk mund ta kemi e shoqёria na ndalon qё ta bёjmё tonёn.

E ndaluara ka njё lloj shkёlqimi joshёs nё vetvete, tё cilit jo gjithmonё mund t’i bёjmё ballё, pёr arsye se jemi qenie njerёzore, e sado tё kontrollohemi mund tё ndodhё qё tё biem nё tundim, tё veprojmё nё bazё tё ndjenjave apo edhe tё impulsive e instinkteve, duke humbur kёshtu kontrollin dhe arsyetimin e ftohtё e llogjik. Pёr kёtё arsye, dua tё theksoj edhe njёherё, se ky ёshtё njё fenomen universal dhe i çdo kohe, por duke ditur se nё çfarё sistemi cenzurues jetonim mё parё, ёshtё mёse e kuptueshme, qё kёto lloj eksperiencash tё kalonin nё fshehtёsi tё plotё. Sistemi i frikshёm diktatorial, nuk i jepte tё drejtёn individit qё tё shprehej nё mёnyrё tё lirshme, rregullat e tij tё ashpra, ishin pёrvetёsuar edhe psikologjikisht nga individёt e kjo gjё pasqyrohej dukshёm nё njё lloj autocensure. Kjo autocensurё, pa diskutim ndikonte tek individi, duke e bёrё atё rixhid e tё mbyllur nё vetvete. Ndёrkohё qё nё ditёt e sotme, njerёzit janё mё tё hapur dhe ndodh qё me njeri-tjetrin t’i raportojnё e diskutojnё kёto lloj eksperiencash.

Pёrsa i pёrket motivacioneve tё këtij fenomeni, ato janё tё shumёllojshme, e duhet tё shmangim tendencёn e paragjykimit e tё gjykimit global. Rastet nuk mund tё pёrgjithёsohen, individi dhe motivacionet e tij nuk mund tё injorohen, përkundrazi, duhet parё konteksti i ngjarjes dhe motivimi personal. Nga rasti nё rast, arsyet e krijimit tё lidhjeve tё tilla, mund tё jenё ndjenjat (nё rastin kur personi dashurohet), instinktive (kur ka njё tёrheqje seksuale tё fortё), por nuk përjashtohen dhe raste tё tilla ku nxitës ёshtё lakmia, zilia, dëshira për t’i shkaktuar dёme tjetrit, etj.

Nёse nё rastin e njё dashurie apo tёrheqjeje, deri diku jemi tё justifikuar, nё rastin e zilisё e tё dashakeqjes fenomeni merr njё ngjyrim negativ, mbresёlёnёs nё shijen e tij tё hidhur. Cilidoqoftё motivacioni, lidhje tё tilla janё mjaft tё sikletshme, e jo pa pasoja pёr tё gjithё tё involvuarit, pёr kёtё arsye do tё sugjeroja njё shmangie ndaj kёtyre historive, ose sё paku pёrpjekje tё njё vetёkontrolli mё tё lartё. Gjithsesi, askush nuk ёshtё imun ndaj eksperiencave tё tilla, sidomos kur shtytёs ёshtё njё ndjenjё e fortё tërheqjeje dhe pasioni.

Këshilla

Si ta kuptosh që shoqja dhe i dashuri yt… gili-vili!

A dyshoni tek shoqja juaj se ajo është duke vepruar dhe kushtuar shumë vëmendje partnerit tuaj? Lexo për shenjat e dukshme se kur ajo ka ‘një mendje’ që të të vjedhë atë:

1. Ajo ka shumë vëmendje për të

Kjo është pa dyshim një shenjë se shoqja juaj është e interesuar për partnerin tuaj. Nëse ju keni dalë së bashku për një pije ose në një takim të dyfishtë dhe ajo i kushton më shumë vëmendje atij tëndit se partnerit të saj ose ty, atëherë ke të drejtë t’ia bësh me dije se e ka tejkaluar kufirin. Sidomos, nëse ajo kërkon që të flisni për temat në lidhje me seksualitetin, sa herë partneri është rreth jush.

2. Ajo ‘ngatërrohet”, thërret atë në vendin tuaj?

Nuk supozohet që shoqja jote të ketë numrin e telefonit të të dashurit tuaj, por zëre se ajo e mori atë në disa raste të çuditshme. Në qoftë se shoqja yte e kontakton të dashurin tënd, kjo është e tolerueshme vetëm në rast se ajo është e shqetësuar se pse nuk po i përgjigjesh telefonatave ose në rast se ajo po të organizon një surprizë në rast ditëlindjeje. Thirrjet e saj të vazhdueshme mund të jenë një shenjë se ajo dëshiron të ta vjedhë atë.

3. Ajo dëshiron të jetë vetëm me të

Nëse shoqja jote vazhdimisht kërkon arsyetime që të mbetet vetëm me të dashurin tënd, atëherë ke të drejtë që të dyshosh tek ajo. Herën e parë i dashuri yt ndoshta do t’i përgjigjet ftesës së saj nga mirësjellja, por pas disa ftesave të tjera ndoshta atij do t’i bëhet pak e parehatshme dhe se kjo duhet të jetë një shenjë për alarm.

4. Ajo gjithmonë e vlerëson atë

Nëse shoqja jote ta përmend shumë shpesh se sa me fat je që e ke atë, atëherë duhet t’i shikosh gjërat me më shumë kujdes. Nuk ka asnjë arsye për lavdet e saj të vazhdueshme përveçse kur ajo është aq e hipnotizuar nga ai, sa që do ta ketë për vete.

5. Ajo e viziton atë

Kur shoqja jote papritur fillon të rrijë në vende të njëjta me të dashurin tënd, atëherë duhet të jesh më e kujdesshme. Sidomos nëse ajo e viziton atë në shtëpi. Nuk ka arsye që ajo ta bëjë këtë, përveçse kur ka në plan të ta marrë.

Duhet të paralajmërosh partnerin tënd për shenjat e saj

Duhet të bësh një bisedë të sinqertë me partnerin tënd në lidhje me sjelljen e shoqes tënde. Tregoi atij se ajo kurrë nuk ka vepruar në këtë mënyrë më parë dhe për disa arsye sjellja e saj ka ndryshuar dhe tejkaluar kufirin e shijes së mirë. Femrat kanë një shqisë të gjashtë për gjëra të caktuara, por meshkujt nuk i vërejnë ato. Prandaj është mirë që t’i hapësh sytë atij. Gjithashtu duhet t’i tregosh se do ta vlerësosh atë nëse ai kufizon kontaktet e tij me shoqen sepse ti ke një ndjesi se ajo është duke u përpjekur të ta marrë.

Rrëfim

Janë të shumtë ata që janë ndjerë të tradhtuar nga i dashuri/a apo nga shoqëria në këtë llojë forme. Kanë pranuar të na tregojnë por jo me identitet e tyre të plot. 19 vjeçarja O.T. tregon:

“Historia ime nuk është një histori dashurie, por më mirë të them një histori tradhtie.

Ai ishte një djalë shumë i ndrojtur dhe ne e kalonim gjithë kohën bashkë. Isha unë ajo që gjithmonë e kërkoja. Gjithmonë kështu ka ndodhur të them të drejtën. Ndoshta kishte turp, apo frikë, nuk e di. Një ditë duke folur me “shoqen time të ngushtë” i kërkova që të mos futej në lidhjen tonë. Ajo pranoi se nuk do ta bënte dhe unë e besova. Ajo kishte pasur probleme me djalin që në atë moment ishte i dashuri im. Kur mbushëm një muaj që ishim lidhur i dhurova një album plot me fotografi që ne kishim bërë. E pashë që i pëlqyen shumë. Kaluam ca çaste të bukura bashkë, pastaj i tregova për lidhjen me “shoqen time të ngushtë”. Kaluan shumë ditë dhe mua e ne ishim të lumtur bashkë. Një ditë më thanë se ai dhe shoqja ime e ngushtë ishin puthur. Nuk dija se çfarë të bëja. Ai më tha në mënyrë të drejtpërdrejtë se nuk i pëlqeja më unë, por ajo. Pas kësaj mësova se më la, sepse shoqja ime e ngushtë ia kishte kërkuar. Mësova gjithashtu se ajo nuk ishte hera e parë që putheshin. Më tha që ditën që folëm kishte bërë në plan që të ndaheshim. Tani e kuptoj që asnjëri prej të dyve nuk ia vlen, por unë e dua dhe nuk e di se si do ia bëj për ta harruar. Nuk e di! Askush nuk e kupton sesa keq ndjehem”.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama