Rumani-Shqiperi/ Kombetarja mberrin ne stadium (VIDEO+FOTO)

Rumani-Shqipëri/ Kombëtarja mbërrin në stadium (VIDEO+FOTO)

UPDATE/ Shqipëria luan sot në mbrëmje (ora 21:00) ndaj Rumanisë ndeshjen e fundit në Grupin A. Kjo sfidë është vendimtare për qëndrimin e kuqezinjve në Europian, pasi një fitore ndaj rumunëve hap rrugën për një kualifikim të mundshëm në 1/8 e finaleve.

13499752_1199757676710230_910234867_o

Ora: 19:48
Futbollistët e Kombëtares mbërritën në "Stade de Lyon" rreth orës 19:48 minuta.

Pas një nxehje të shkurtër në impiantin francez, kuqezinjtë pritet të zbresin në fushë për përballjen finale të këtij turneu.

13467405_1199735233379141_1135262192_o

Ora 19:00
Rritet numri i tifozëve kuqezinj në "Stade de Lyon". Prania e tyre duket se do të dominojë në këtë sfidë ndaj kundërshtarëve rumunë.

13479644_1199733626712635_1304076876_n

18:30
Atmosfera duket se është miqësore në rrugët e Lionit mes tifozëve shqiptarë dhe rumunë. Të tjera foto të publikuara në rrjetet sociale tregojnë se tifozëritë e të dyja kombëtareve që festojnë para ndeshjes Rumani-Shqipëri.

13479829_1199679350051396_734647617_n

Ora 17:45
Tifozët kanë filluar të zënë vendet e para në stadiumin "Stade de Lyon", edhe pse ndeshja do rreth 3 orë të fillojë.

13499928_1199675080051823_214393751_o

Ora 17:00
Kushtet e motit në Lion të Francës duket sikur nuk po favorizojnë sfidën e Kombëtares gjatë mbrëmjes së sotme. Sipas UEFA-s, temperaturat në Lyon shënojnë 16 gradë celsius dhe lagështia është në masën 73%, ndërsa shpejtësia e erës është rritur duke shkuar në 25 km për orë. Gjatë pasdites është raportuar edhe për mot me shi në Lion.

13474123_1199675070051824_1213594239_n-470x265

Ora 16:00
Tifozët shqiptare dhe rumunë janë fotografuar së bashku në rrugët e Francës duke pritur sfidën finale. Mediat rumune dhe UEFA kanë pasqyruar sjelljen e tyre duke festuar para ndeshjes edhe pse janë dy tifozëri kundërshtare.

***

VIDEO/ Atmosferë elektrizuese në Lion nga tifozët kuqezi

Ora 15:30
Mbështetësit shqiptarë kanë mbushur tashmë Lionin dhe po festojnë në rrugët e këtij qyteti, në pritje të ndeshjes së orës 21:00. Ja një video e postuar nga vetë Federata Shqiptare e Futbollit, ku tregohet atmosfera elektrizuese në qytet...



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama