UPDATE/ Rumania dhe Zvicra e mbyllën në barazim takimin e dytë të Grupit A. Ndeshja e luajtur pasditen e së mërkurës në Paris përfundoi me rezultatin 1-1. Fillimisht rumunët kaluan në avantazh në pjesën e parë me një 11-metërsh, ndërsa 'helvetët' barazuan shifrat me fillimin e pjesës së dytë..
Me këtë barazim Rumania ndodhet në vendin e parafundit me 1 pikë, ndërsa Zvicra ngjitet përkohësisht në krye të Grupit A me 4 pikë.
Pjesa e parë:
Rumania e mbylli në avantazh të një goli pjesën e parë ndaj Zvicrës. Helvetët humbën disa raste në zonën kundërshtare, ndërsa Rumania nuk fali në rastin e parë. Bogdan Staku kaloi ekipin e tij në avantazh pas ekzekutimit të një 11-metërshi në minutën e 18´ të pjesës së parë.
Rumania vjen në këtë sfidë pas humbjes 1-2 me Francën në takimin e parë që çeli "Euro 2016", ndërsa Zvicra pas fitores që mori ndaj Shqipërisë të shtunën e kaluar me rezultatin 0-1.
Takimi tjetër për Grupit A mes Francës dhe Shqipërisë do të luhet sot në mbrëmjen në orën 21:00 në Marsejë.
Rezultati final:
Rumani-Zvicër 1-0
Gol: Stanku 18'/ Mehmedi 57´