Sipas BIRN, gazeta Gandul ka botuar postera ku shkruhet: “Gjysma e grave tona janë si Kate. Gjysma tjetër si motra e saj”, duke iu referuar princeshës Kate dhe motrës së saj seksi. Ideja është që femrat rumune janë të pashme. Në reklama thuhet edhe se Princi Charles ka blerë një pronë në Rumani. Ai njihet si një fans i Transilvanisë dhe ka një pronë aty.
Posteri vazhdon duke thënë se birra në Rumani është më e lirë se uji në Britani, ndërkohë që shtojnë se prezantuesit e Top Gear kanë thënë se një rrugë në Karpate është rruga më e mirë në botë.
“Ne mund të mos e pëlqejmë Britaninë, por ju do e dashuroni Rumaninë,” thuhet në poster.