Rumuni i famshem gjallon me vepren e tij ne Tirane

Rumuni i famshem
Ne promovimin e ekspozites qe e kishte marre persiper ambasada e Rumanise ne Tirane, u vecua se veprat e artistit te madh nga Bukureshti, te cilat jane ne muzete me te medha te botes vleresohen deri ne 15 milione.

Jeta e Brakushit, eshte teper interesante. Nga nje cirak ne nje prej atyre fabrikave ku punohej druri, ne oazen e kultures boterore. I eshte dashur shume rruge ne kembe per te shkuar ne Vjene e prej andej te marre rrugetimin per ne Paris.

Mjeshtri dhe i punimeve me dru qe nderroi jete ne vitin 1957, eshte vleresuar dje dhe nga artisti yne i njohur, Maks Velo, sidomos per faktin se eshte bazuar ne artin popullor te Ballkanit. "Ne ate kohe ne Paris, si kubizmi ashtu edhe te gjitha rrymat e tjera, lindnin nga arti primitiv, sic beri dhe Pikaso, qe mori shkas nga maskat afrikane", pohoi artisti shqiptar. Velo evidentoi dhe faktin se "keto jane vepra qe kushtojne shume" dhe se "vlera e tyre sa vjen e rritet". Ndersa ben dhe krahasimin: "Dua te them me keqardhje, se kur ne kishim Haxhi Qamil, ata kishin Brankush".

Jeta

Brancusi (19 shkurt 1876-16 mars 1957), u rrit ne nje fshat te Rumanise, ne malet Karpate, i njohur per traditen e pasur ne mjeshterite folklorike, sidomos gdhendjen ornamentale ne dru. Ne vitin 2002, vepra "Danaidet" u shit ne ankand per 8,1 milione dollare, duke kapur vleren me te larte te shitjes se nje skulpture. Ishte "Bird on the space" qe do te thyente kete rekord ne vitin 2005 me 27,5 milione dollare

Nga Gazeta Koha Jone

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama