Rusi bredhi rritet ne mushkerine e 28 vjecarit

Rusi, bredhi rritet ne mushkerine e 28 vjecarit
Por i riu nga qyteza Izhevsk nuk vuante aspak nga kanceri. Pasi iu nenshtrua kontrollit me rreze X, ai kreu nje operacion, por ne momentin qe mjeket kane pare mushkerine e tij, ngelen te shtangur. Ne mushkeri vune re nje bredh te vogel 5 cm qe po rritej ne organin e 28 vjecarit.

“Kur e operova vura re disa hala. Ngela i shtangur pasi nuk e kisha idene per cfare behej fjale”, rrefen mjeku qe kreu operacionin, Vladimir Kamashev. Mini-pema u hoq menjehere dhe u dergua ne laborator per t’iu nenshtruar analizave te hollesishme, pasi eshte shume e cuditshme qe ajo ka arritur te rritet ne mushkeri. Mjeket mendojne se i riu ka gelltitur nje hale, e cila me pas eshte zhvilluar ne brendesi te trupit te tij.

Por nga ana tjeter, biologet e hedhin poshte kete hipoteze, pasi sipas tyre, nje gje e tille eshte e pamundur. “Eshte absolutisht e pamundur qe nje rrenje te rritet brenda nje trupi njerezor. Rrenjet kane nevoje per uje, temperature te caktuar, por mbi te gjitha kane nevoje per drite”, thekson profesorja e biologjise ne Universitetin e Uraleve, Olga Baranova.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama