Rusi ekspertet hapesinore ekzaminojne pjesen e UFO-ve qe ra nga qielli

Rusi, ekspertet hapesinore ekzaminojne 'pjesen e UFO-ve' qe ra nga qielli
Ekspertët hapësinorë të Rusisë janë duket kërkuar të zbulojnë misterin e “copës së UFO-ve” që ra nga qielli në një fshat në Siberi. Pjesa metalike peshon rreth 200 kg duket se nuk është një raketë apo predhë apo mbetje e teknologjisë hapësinore. “Objekti i gjetur nuk është i lidhur me teknologjinë hapësinore. Një konkluzion final do të dalë pasi studimit të ekspertëve”, njofton agjencia hapësinore e Rusisë Roscosmos. Banorët e zonës insistojnë se objekti ka rënë nga qielli. Pjesa metalike është gjashtë hapa egjatë dhe duket se përbëhet nga titani.

Objekti është nën vëzhgimin e policisë dhe ka tërhequr shumë kureshtarë. Pjesa u gjet në fshatin e quajtur Otradnensky, rreth 260 km larg nga Moska. Mediet ruse pretendojnë se bëhet fjalë për një pjesë UFO-sh pasi banorët kanë dëgjuar dhe zëra të çuditshme në pyll. Por Yuri Bornyakov, kreu i Shërbimit të Shpëtimit thotë se objekti nuk kishte radioaktivitet.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama