Rusi zhduket anetarja e Pussy Riot

Rusi, zhduket anetarja e 'Pussy Riot'

Një prej anëtareve të grupit muzikor me tri vajza “Pussy Riot”, të cilat janë burgosur në vitin 2012 për huliganizëm, në një fushatë koncertesh kundër Presidentit Vladimir Putin, ku u përdor karakteri fetar, është “zhdukur”. Nadezhda Tolokonikova është denoncuar “e humbur” nga familja e saj. Ajo thuhet se është transferuar në një tjetër koloni penale dhe familjarët e saj prej shumë ditësh nuk e dinë se ku ndihet. Sipas rregullores së burgjeve në Rusi, kur një i dënuar transferohet, familja e tij duhet të informohet brenda dhjetë ditëve. Kjo kohë ka kaluar dhe nuk është arritur të krijohet asnjë kontakt me të, ka deklaruar bashkëshorti i Tolokonikovas. 24-vjeçarja nuk ka qëndruar e heshtur edhe në burg. Ajo ka denoncuar kushtet e rënda të punës së të burgosurave, të cilat detyroheshin të punonin 16 orë në ditë për të qepur uniforma policësh.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama