Rusia do të organizojë Botërorin e viti 2018. Kështu vendosi votimi që u bë në Komitetin Ekzekutiv të FIFA-s, në Zyrih të Zvicrës. Rusia konkurronte për organizimin e Botërorit të futbollit me kandidaturën e Anglisë dhe me kandidaturat e përbashkëta të Spanjë-Portugali dhe Belgjikë-Hollandë. Katari do të mirëpresë edicionin e Kupës së Botës së vitit 2022. Shteti arab mundi konkurrencën e ShBA-së, Australisë, Koresë së Jugut dhe Japonisë, aspirantëve të tjerë për të organizuar Botërorin e vitit 2022.