Kosova mund të bojkotojë kampionatin Europian të Xhudos që do të zhvillohet në Rusi nga data 21-24 prill. Lajmi i bujshëm është përhapur nga trajneri Driton Kuka përmes një statusi në rrjetin social "Facebook".
Arsyeja kryesore është mospranimi i Rusisë, si vendo organizator, që Kosova tëketë në këtë event flamurin e saj, si dhe të këndohet himni i saj në rast të ndonjë medalje.
Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova, Distria Krasniqi dhe Akil Gjakova mund të mos pranojnë që të marrin pjesë në rast se Rusia nuk ndryshon qëndrim.