Ministria e Jashtme e Rusisë ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën “përmes BE-së ose në mënyrën klasike”.
“Moska i ka ndjekur me vëmendje deklaratat e kryeministrit Edi Rama më 4 prill për mundësinë e bashkimit të shqiptarëve në kuptimin klasik të fjalës, nëse nuk përshpejtohet integrimi në BE,” thuhet në deklaratë.
“Ne supozojmë se nuk ka rëndësi se cilat kanë qenë konsideratat apo motivet pas fjalëve të Ramës, por përsëritja e retorikës pan- shqiptare ka pak gjasa që të kontribuojë për të ruajtur klimën e stabilitetit dhe fqinjësisë së mirë në rajonin e Ballkanit, që është jetike për Rusinë dhe të tjera vende europiane,” thekson deklarata.