Rusia shpeton vetem me gjobe per momentin

Rusia shpëton vetëm me gjobë për momentin

Komisioni i Disiplinës i UEFA-s, ka dhënë sot dënimin për Federatën Ruse të Futbollit për sa u përket ngjarjeve të ndodhura ne ndeshjen kundër Anglisë ne stadiumin "Velodrome" në Marsejë.

352AD01400000578-3640470-image-a-2_1465895111887

Për Rusinë u vendos një gjobë prej 150 mijë eurosh dhe përjashtimin e mundshëm nga "Euro 2016", masë kjo e fundit që do të hyjë në fuqi menjëherë nëse në ndeshjet e mbetura të Rusisë do të ketë raste dhune brenda stadiumeve.

Rusia kthehet në fushë ditën e enjte përballë Sllovakisë. Në këtë ndeshje do të kuptohet më mirë nëse tifozët rusë duan të shijojnë Europianin, apo të detyrojnë ekipin e tyre të kthehet në shtëpi para kohe.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama