S’bente seks me gruan 10 mije euro gjobe

S’bente seks me gruan, 10 mije euro gjobe
Një çift në jug të Francës nuk ka gjetur asnjë arsye të tipit “Mospërputhje karakteri” për tu divorcuar. Zhan Luiz dhe Monik janë ndarë për mungesë të marrëdhënieve seksuale.

“Ai ka vite që nuk bënë më seks me mua”, është shprehur Monika para gjykatësit. Ndërkohë që Zhan Luiz deklaroi se marrëdhëniet vetëm ishin ftohur pak për shkak të stresit po që nuk është e vërtet se nuk kishin marrëdhënie seksuale prej vitesh.

E megjithatë përveç divorcit Zhan Luis është detyruar t`i paguaj gruas dhe 10 mijë euro për dëmin “seksual” që i ka shkaktuar. Monika e cila kishte 21 vite martesë dhe dy fëmijë me Zhan Luis ka mbetur shumë e kënaqur nga vendimi i gjykatës. Kodi Civil francezë parashikon që marrëdhëniet seksuale janë një “detyrim bashkëshortor” për çiftet e martuara. Gjykatësi ka shtuar gjatë seancës që këto marrëdhënie janë shprehje e “dashurisë reciproke”.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama